Humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë, Aleksandër Sadikaj akuzohej për vrasje dhe vjedhje

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një atentat tragjik është organizuar ndaj një 27-vjeçari ditën e sotme teksa po lëvizte me makinë.

Mësohet se makinës së 27-vjeçarit i është vënë bombë me telekomandë, e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

27-vjecari Aleksandër Sadikaj humbi jetën mesditën e kësaj të shtunë pas një atentati.

Sadikaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ai ishte një person me precedent të theksuar penal.

I lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, Sadikaj ka qenë i përfshirë në disa krime në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve në disa qytete të vendit, megjithatë aktualisht nuk ishte në kërkim.

Të gjitha precedentët e 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj

“Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat.” “Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.”

“Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër.”

“Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik.”

“Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.”

(Vizituar 136 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share