Vrau me thikë 43-vjeçarin, arrestohet autori

WhatsApp Share SHARE Facebook Share
  1. Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.

 

Lexo dhe...  Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një 34-vjeçare te Liqeni Artificial, policia në kërkim të 56-vjeçarit-Çkemi News

 

Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Jorgo Golemaj goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin Kledi Koka., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra Kledi Koka ka ndërruar jetë.

 

Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e Jorgo Golemaj.

 

 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share