
Gjatë ditës së djeshme, tek mbikalimi i Fushë-Krujës u regjistrua një atentat mafioz me 3 viktima.
4 autorë ende të paidentifikuar zbrazën 60 plumba kallashnikovi mbi mjetin ku po udhëtonin, Diklen Vata, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha.
Tek mbikalimi i Fushë Krujës një atentat i mirë organizuar i mori jetën tre të rinjve, që udhëtonin në një automjetit tip “Volswagen Passat”.
Pas largimit të perimetrit të sigurie mediat u lejuan të afroheshin në mbikalimin e Fushë Krujës ku u vranë 3 persona mesditën e së dielës.
Siç shihet edhe nga pamjet, në vendin e ngjarjes policia ka lënë gëzhoja të plumbave të përdorur nga autorët.
Kjo tregon edhe një herë mungesën e profesionalizmit të ekspertëve të policisë që lënë në vendin e ngjarjes prova të vlefshme të saj.
Viktimat ishin të tre me të shkuar kriminale, teksa vrasësit dyshohet se ishin me pagesë dhe kryen krimin te mbikalimi i Fushë-Krujës që të ndjerit të mos devijonin.
Brilant Martinaj, 22 vjeç, i njohur edhe si “vrasësi i policave”, pasi ishte në kërkim për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte Xhulio Prela, dhe policit 60-vjeçar Xhelal Reçi.

Nga intensiteti i plumbave në drejtim të vendit të parë në automjet, aty ku ishte ulur Brilant Martinaj dyshohet të jetë pikërisht ai shënjestra e këtij atentati.
Viktima tjetër është Diklen Vata, trupi i 30 vjeçarit dergjej i pajetë buzë rrugës jashtë mjetit.
Vata ishte pjesëtar i një bande te njohur në zonën e Fushë Krujës, me precedentë penale, i arrestuar për drogë në 2017.
Ai i shpëtoi plumbave që u derdhën drejt automjetit, por atentatorët u kthyen sërish në vendngjarje për ta ekzekutuar me 2 plumba.
Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj, ndërsa dyshohet të ketë qenë pikërisht ai drejtuesi i mjetit që iu bë atentat e më pas mori flakë.
Sipas bluve një mjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në Larushkë.
Rezultonte me targa e vjedhura në Tiranë dhe me xhama të zinj, brenda mjetit “Pasat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5.
Paraprakisht mendohet se në shënjestër objektivi i atentatorëve, ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.
