
PERDE PËR ZYRËN, NDËRSA MILIONAT PËR MBROJTJEN NËN LUPË/ Tenderi i parë i Ermal Nufit ngre pikëpyetje për prioritetet
Vetëm një muaj pasi mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Ermal Nufi përballet me kritika për vendimet e para administrative. Ndërsa premtoi reforma, transparencë dhe menaxhim më efikas të fondeve publike, dokumentet e tenderëve tregojnë se një nga procedurat e para ka qenë blerja e tendave të brendshme rolo-perde për zyrën e ministrit dhe të sekretares.
Tenderi, i zhvilluar më 17 korrik, ka si objekt “Blerje tendash të brendshme rolo-perde dritaresh kundër diellit”, duke parashikuar perde në ngjyrë të bardhë dhe gri për gjashtë dritare.
Edhe pse vlera e këtij prokurimi nuk konsiderohet e lartë, ai ka nxitur debat për shkak të kontrastit me deklaratat publike për kursime dhe eficiencë, si edhe me kontratat shumëmilionëshe që ministria po administron në të njëjtën periudhë.
Paralelisht, Ministria e Mbrojtjes ka firmosur një marrëveshje me vlerë rreth 12 milionë euro për furnizim me mjete dhe pajisje ushtarake, ku fituese është shpallur kompania Timak Defence, në pronësi të biznesmenit izraelit Ron Yeffet.
Sipas informacionit të publikuar, Timak Defence është partnere e kompanisë shtetërore KAYO, e cila kontrollohet nga vetë Ministria e Mbrojtjes. Kjo ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik lidhur me transparencën, mënyrën e menaxhimit të fondeve dhe ndarjen mes interesit publik dhe bashkëpunimeve me sektorin privat.
ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube
#ÇkemiNews #Shqipëri #MinistriaEMbrojtjes #ErmalNufi #Tendera #Transparencë #Lajme
(Vizituar 1 here, 1 vizita sot)
