Çfarë ndodhi pas protestës? Videoja me dy civilë që marrin me forcë një qytetar ndez debat, Kikia: Institucionet të reagojnë!

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Çfarë ndodhi pas protestës? Videoja me dy civilë që marrin me forcë një qytetar ndez debat, Kikia: Institucionet të reagojnë!

Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka ngjallur reagime dhe debat, pasi shfaq dy persona civilë duke shoqëruar me forcë një qytetar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.
Pamjet janë publikuar edhe nga gazetari Mentor Kikia, i cili ngre pikëpyetje mbi identitetin e personave të përfshirë dhe mënyrën se si është kryer ndalimi. Sipas tij, personat që shfaqen në video nuk mbajnë uniformë dhe nuk duken të kenë shenja identifikuese.

Lexo dhe...  Tiranë/ Protestë masive e opozitës, tensione dhe bllokim rrugësh në kryeqytet

“Ndalimi nga efektivë policie me uniformë mund të konsiderohet procedurë normale, por kur persona civilë, pa u identifikuar, marrin me forcë një qytetar në mes të rrugës, kjo është shqetësuese”, shkruan Kikia.

Lexo dhe...  Protesta në Tiranë/ Flor Binaj thirrje artistëve: Hajdeni se s’ju bien ndjekësit në Instagram

Gazetari u ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Avokatit të Popullit dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të reagojnë dhe të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dalë me një reagim zyrtar lidhur me videon që po qarkullon në rrjetet sociale.

Lexo dhe...  Nesër protestohet në Korçë kundër Bregoviçit

ÇKEMI NEWS
Ti je pjesë e Atdheut
Na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook • Instagram • TikTok • YouTube

#ÇkemiNews #Protesta #MentorKikia #Policia #Shqipëri #Lajme

(Vizituar 7 here, 7 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share