“Arrestimi i Veliajt, i paprecedentë”, avokati: Zyra e tij është e të gjithë qytetarëve! Dosja do të ketë surpriza-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

“Arrestimi i Veliajt, i paprecedentë”, avokati: Zyra e tij është e të gjithë qytetarëve! Dosja do të ketë surpriza

2 minutes

 

Avokati Edmond Petraj u shpreh në emisionin “Real Story” se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në zyrë është i paprecedentë. Kjo sepse sipas tij, godina e bashkës është e gjithë qytetarëve, nuk i përket Veliajt.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Tërmeti i fortë trondit vendin me mijêra shqiptarë, ja epiqendra -Çkemi News

Petraj theksoi se dosja e çështjes Veliaj do të ketë shumë surpriza, pasi gjyqtari ka vetëm një pjesë të dosjes, pra disa prova, të cilat i ka çuar Prokuroria.

“Për mendimin tim lënë për të dëshiruar disa elemntë të cilët mund të ishin toleruar. 360 faqe nuk janë vetëm për Erion Veliajn, janë për të gjithë personat, secili ka ndonjë fakt për masën që i është dhënë.

Lexo dhe...  “Veliaj u ‘gropos’ nga Balluku”, gazetari zbulon detajet: Kryebashkiakun e ‘shiti’ në SPAK një ndërtues dhe dy zonja…-Çkemi News

Gjykatësi ka vetëm një element të dosjes, ka vetëm disa prova, të cilat i ka çuar Prokuroria. Por kjo dosje është vetëm fillimi, i përket vetëm këtij gjyqtari. Edhe pse këto prova që janë te kjo dosje vazhdojnë të jenë dhe te hetimi paraprak. Nuk kanë lidhje me vazhdimin e hetimit. Ajo që shikoj unë, është se kam përshtypjen se kjo dosje do të ketë shumë surpriza dhe Struktura e Posaçme duhet të përgatitet shumë mirë, sepse raporti i përballjes së çdo prove, nëse ata dështojnë do të jetë fatal për ta, sepse ke të bësh me një personazh mjaft karizmatik dhe popullor, ke të bësh me kryetarin e bashkisë më të madhe.

Lexo dhe...  “O kryetar, si i bahet me atë lejen time?”, Veliaj vijon sulmet ndaj Dados: Ishalla s’është gjithë SPAK-u si ky kastraveci që më ra mua-Çkemi News

Unë nuk mund ta pranojë atë formë që arrestimi bëhet në zyrë. Ajo zyrë nuk është e Erion Veliajt, por e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Godina e Bashkisë së Tiranës është e gjithë qytetarëve. Nëse ka elementë për t’u ndëshkuar Veliaj, të ndëshkohet.

Lexo dhe...  Kërkon lirinë, Veliaj del para Apelit të GJKKO për ankimin e masës së arrestit-Çkemi News

Kemi një kod të procedurës penale dhe ai duhet zbatuar pikë më pikë”, tha avokati.

(Vizituar 74 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share