“44-vjeçarja donte të ndahej nga i dashuri 34 vjeç”, dalin detaje për tragjedinë në Shkodër-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.

Lexo dhe...  Peshkopi, protestë kundër abuzimeve/ Gratë dhe vajzat e Dibrës dalin në rrugë kundër përdhunimeve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi se bëhet fjalë për një konflikt të nisur disa ditë më parë. Dyshohet se 44-vjeçarja ka kërkuar që të ndahet nga i dashuri dhe kjo është bërë shkak për debatin mes tyre. Situata ka agravuar brenda automjetit dhe Kol Manaj ka qëlluar me plumb në ballë 44-vjeçaren dhe më pas veten

Lexo dhe...  Tronditet Tirana/ Shpërthim i fuqishëm te ura e Nesherakut

Burime të pakonfirmuara thonë se 44-vjeçarja punonte si psikologe dhe ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë. Kjo mendohet që të jetë arsyeja pse ajo ka kërkuar t’i japë fund lidhjes 5-vjeçare.

(Vizituar 515 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share