Edhe socialistët shpëtuan nga Erion Veliaj -Çkemi.News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


 

Erion Veliaj e nisi karrierën si G99-ç, duke luftuar korrupsionin e Fatos Nanos dhe përfundoi si një shembull i keq për të rinjtë. Socialistët që dikur e mbronin, e kanë kuptuar të vërtetën: shpëtuan prej tij. Madje edhe vetë Edi Rama duhet të ndihet i lehtësuar sot, sepse Erion Veliaj ishte kanceri i PS.

Erion Veliaj ishte më keqi nga të gjithë në PS, jo se ishte i vetmi që vidhte, por se shfaqej si “shërbëtori i qytetit,” ndërsa orkestronte skema vjedhjeje që do ta bënin të turpërohej edhe atë hajdutin që fut duart në xhepat e atyre që udhëtojnë me autobusin e Unazës.

Veliaj nuk ishte thjesht një kryebashkiak i korruptuar, por edhe një njeri që e shihte veten si të paprekshëm. Me një gjuhë përçmuese, ai sulmonte këdo që nuk i pëlqente, duke u tallur me hallet e njerëzve dhe duke shkelur mbi ta me të njëjtën papërgjegjshmëri me të cilën firmoste prishjen e shtëpive të tyre.

Lexo dhe...  Orkestroi sulme nga burgu ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, SPAK zbarkon në paraburgim ku ndodhet Erjon Veliaj/ Sekuestron kamerat e regjistrat e takimeve-Çkemi News

Në një qytet ku gazetaria duhet të jetë e lirë, Veliaj e ktheu median në altoparlantin e tij personal. Me para publike, ai bleu televizionet dhe portalet, duke mbytur çdo kritikë. Çdo raportim i ndershëm u censurua, çdo gazetar i guximshëm u kërcënua. Ai nuk ishte një drejtues, por një diktator i vogël, që sundonte me frikë dhe para.

Sa herë që dikush guxonte të ekspozonte të vërtetën, Veliaj kthehej në një mafioz politik. Mesazhet kërcënuese, shantazhet dhe fushatat e denigrimit ishin mjetet e tij të preferuara. Ai nuk debatonte, nuk jepte llogari, por hidhte gurin dhe fshehte dorën.

Sot edhe socialistët e ndershëm mund të marrin frymë lirisht. Për vite me radhë prisnin ndihmë nga bashkia dhe u përballën me një mur të pakapërcyeshëm: burokracinë e qëllimshme dhe arrogancën e kryebashkiakut të tyre.

Në një qytet që duhej të ndërtohej mbi drejtësi, Veliaj zgjodhi ta ndërtonte mbi rrënojat e shtëpive të të varfërve. Dhjetëra familje të “5 Majit” mbetën në rrugë, teksa makineria e Bashkisë i shkelte si insekte. Askush nuk u dëgjua, askush nuk u mëshirua. Pushteti i tij u ushqye me lotët dhe dhimbjen e asaj nënës mirditore.

Lexo dhe...  Ekzekutimi i Pëllumb Metës/ Anila Hoxha: Ja çfarë u ndodhi fëmijëve në burg! Përse mamaja nuk shkoi t’i vizitonte, viktima u qëllua nga…

Një 17-vjeçar u vra në landfillin e Sharrës, një skandal që duhej të dridhte themelet e pushtetit. Por në vend të përgjegjësisë, erdhi heshtja. Në vend të drejtësisë, erdhi propaganda. Ai që firmosi që firma private të shfrytëzonte të mitur nuk mbajti kurrë përgjegjësi. Por a mund të ketë paqe pa bërë drejtësi për Ardit Gjoklajn?

Veliaj nuk është thjesht një politikan i keq, ai është një shembull i rrezikshëm për brezin e ri. Ai u rrit duke predikuar vlera, por jetoi duke bërë të kundërtën. Ai i mësoi të rinjtë se suksesi nuk vjen nga puna, por nga mashtrimi, servilizmi dhe vjedhja.

/Marrë nga faqja Lol Albania

(Vizituar 54 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share