‘Ilaçin’ e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja prezanton bimët magjike-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale,

Lexo dhe...  Kam shumë gazra si t’ia bëj?’ Telefonuesi i kërkon ndihmë Ylli Merjat, ja si i përgjigjet mjeku popullor-Çkemi News

dhe shpejtësia e jetës moderne. Të gjithë p

ërjetojnë stres në momente të ndryshme të jetës së tyre. Por kur është stresi një problem që kërkon vëmendjen tonë?

Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për t’a menaxhuar atë?

Si mund të ulim nivelet e kortizolit, hormonit të stresit? Në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndajmë disa këshilla shumë efikase për shëndetin e trurit si dhe cilët janë bimët mjekësore më të mira që luftojnë stresin dhe ankthin.

Shkaktarët e stresit dhe ankthit sipas Ylli Merja janë: ngacmues të shumtë të jashtëm: zhurma, stresi në qarkullim, lodhja në punë; sjellja në shoqëri; çrregullimet në çervikale; çrregullime në tretje dhe jashtëqitje.

Lexo dhe...  Pini ujë shpesh pasi u thahet goja? Ylli Merja: Ja përse u ndodh kjo dhe cili organ ka nevojë për të -Çkemi News

“Këta ngacmues që shqetësojnë sistemin nervor qendror apo periferik bëhen më pas dominuese dhe arrijnë që sistemi nervor dhe endokrin të mos punojnë qetësisht e normalisht, por të punojë i shqetësuar, i mërzitur, i stresuar. Që të gjitha këto ngarkesa sjellin një lodhje dhe manifestohen në ankth, largim nga vetvetja e njëkohësisht edhe organizmi fillon të mbartë këto ngarkesa emocionale. Ekziston një vijë e hollë ndarëse midis ankthit dhe stresit. Ankthi është si “flakë” në këmbë që po të keni kurajë e ktheni në forcë për të përballuar rrezikun. “Busulla morale” në trurin tonë dhe qendra e amigdalës në zonën cerebrale rigjeneron veprimtarinë nëse kuptojmë shkakun kryesor që çoi në nxitjen e ankthit” thekson Merja.

Lexo dhe...  Bota do shkatërrohet nga inteligjenca atrificiale, krijohet djali robot që merr frymë, madje kërkon dhe nënën e tij (VIDEO)

Po cilat janë disa nga simptomat e stresit dhe të ankthit? Simptomat e stresit përfshijnë: rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje e shpejtë mbi 28-30 frymëmarrje në minutë, dhimbje muskujsh, çrregullime në tretje dhe jashtëqitje, marramendje, lodhje muskujsh dhe trupi, pa lumturi. Këto çrregullime janë afatshkurtër, thotë Merja, ndërsa ankthi është përgjigjia e brendshme karshi stresit dhe funksioneve fiziologjike të tyre. Disa nga simptomat e ankthit janë: shqetësim i tepërt për diçka të zakonshme, përsëritja e disa veprimeve me gishta e duar, dridhje duarsh, pafuqi, djersitje, shtrëngim kraharori, vështirësi në frymëmarrje, paaftësi për të përfunduar një detyrë, pasiguri në vetvete, dyshim në vetvete, reagime ndaj zhurmave, rritje e tensionit, çrregullim paniku, fobi, frikë nga ambjentet sociale.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira që ndihmojnë që ankthi të kthehet në forcë

  • Lulet e Manjolës dhe jamballi ulin kortizolin e tepërt në gjak
  • Lulja e basanit qetëson sistemin nervor
  • Bari i bletës qetëson sistemin nervor dhe jep gjumë të qetë
  • Lulja e livandos qetëson sistemin nervor, relakson trurin, rrit qartësinë mendore
  • Harmonia nxit veprimtarinë e trurit, lufton ngathtësinë nervore
  • Borziloku, boronica, aronia, forcojnë kujtesën, mprehin veprimtarinë e trurit
  • Shafrani “floriri i kuq” lufton ankthin dhe stresin

Gjithashtu Merja rekomandon dhe trajtimin me vajrat bimore për të “korrur” përfitimet shëndetësore

Në mbylje të bisedës Merja sugjeron mëngjesin ideal më të shëndetshëm për trurin me kos, muesli, boronicë dhe shafran. Ndërsa për një gjumë të qetë rekomanandoi një çaj me 200 ml qumësht, 1 lugë bar blete dhe 1 lugë çaji valerjanë.

(Vizituar 129 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share