Mbajti meshë në “Kishën Serbe”, Prokuroria Speciale e Kosovës ngre akuza të rënda për At Nikolla Xhufkën-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë kundër dy priftërinjve ortodoksë shqiptarë, Niko Bllazhde, i njohur edhe si Nikolla Xhufka dhe Lejdi Zagalli, me akuza për nxitje të urrejtjes kombëtare, fetare dhe etnike si pasojë e hyrjes në një kishë ortodokse serbe të pashfrytëzuar në nëntor të vitit të kaluar.

Lexo dhe...  Aksidentohet rëndë 4-vjeçari në aksin Klos-Burrel-Çkemi News

Bllazhde dhe Zagalli dyshohet se kanë mbajtur një liturgji në kishën në verilindje të Kosovës dhe kanë paralajmëruar Kishën Ortodokse Serbe se rrezikon “zjarret e ferrit” nëse përpiqet të ndërhyjë.

Lexo dhe...  Humbi shikimin kur ishte 5 vjeç, e vogla ka nevojë për ndihmë! Nëna: S’kam lekë për operim -Çkemi News

Pas ngjarjes, Bllazhde ka bërë të ditur në Facebook se “kisha 500-vjeçare tashmë mban emrin “Fan Noli” dhe është nën juridiksionin e Kishës Kombëtare Ortodokse Shqiptare “Shën Kozmai” të Elbasanit”. Bllazhde ka lindur në Elbasan, në Shqipërinë e mesme.

Dioqeza Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse Serbe denoncoi veprimet e tyre, duke thënë se ishte një “akt kriminal” dhe “një tjetër akt në serinë që synon uzurpimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

“Dioqeza Rashkë-Prizren ka vite që e ka theksuar procesin e përvetësimit kulturor të trashëgimisë sonë”, thuhet në reagim. “Ky incident i fundit konfirmon pretendimet tona, këtë herë në një mënyrë të pamohueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese”.

Në një deklaratë për “Kosova Online” (gazetë nën ndikimin e propagandës serbe), tre ditë pas liturgjisë, Kisha Ortodokse Shqiptare u distancua nga Bllazhda, duke e quajtur atë “mashtrues dhe person që nuk është prift”. Sipas prokurorëve, të dy personat i kanë mohuar akuzat.

(Vizituar 525 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share