
Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zbuloi detaje të reja gjatë një konference për shtyp, në lidhje me sulmin e avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e kësaj të mërkure.
Kreu i Policisë së kryeqytetit deklaroi se autorët nuk janë të paguar, por kanë lidhje me njëri tjetrin.
Ndër të tjera ai tregoi edhe intenerarin që kanë ndjekur të katër personat që kryen sulmin.
“Autorët nuk janë të paguar kanë lidhje me njëri tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njëri prej tyre ka lëvizur me Audi, 3 të tjerët në drejtime të ndryshme. Ata kanë marrë taksi dhe kanë shkuar drejt zonës së Astirit”.
(Vizituar 425 here, 1 vizita sot)
