Islanda nën alarm/ 130 tërmete në vetëm 5 orë, gati të shpërthejë vullkani në Europë -Çkemi News
Vullkani Bárðarbunga, i cili vlerësohet si i dyti më i madh në Islandë, ka shkaktuar më shumë se 130 tërmete në vetëm pesë orët e fundit, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO).
Si masë paraprake, autoritetet kanë ngritur flamurin e verdhë në zonë, i cili tregon aktivitet të lartë mbi nivelet normale.
Bárðarbunga ndodhet në zonën më të madhe të akullt në Islandë, Vatnajökull, dhe shpërthimi i tij i fundit ishte në vitet 2014/15. Atëherë, ai lëshoi sasi të mëdha dioksidi të squfurit duke ndotur ndjeshëm ajrin, por pati pak efekt në fluturimet ndërkombëtare, pasi nuk prodhoi shumë hi vullkanik.
Zyra Meteorologjike raportoi se aktiviteti sizmik filloi të martën herët në mëngjes dhe përfshiu një tërmet të madh me magni...








