
Të paktën 53 persona kanë mbetur viktima e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur Tibetin, në një rajon të largët të Himalajeve, në Kinën jugperëndimore. Bilanci sa vjen e përkeqësohet.
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë është ndjerë edhe në kryeqytetin e afërt të Nepalit, Katmandu dhe në shtetin verior indian të BIharit.
Lëkundjet kanë rënë orët e para të mëngjesit të së martës, në një rajon që është shtëpia e rreth 62 mijë njerëzve.
A huge #earthquake measuring 7.1 on the Richter scale has hit Nepal and the tremors could be felt as far as Bihar & the NCR regions in India as well as the Tibet border. Hoping for the safety of everyone. #Earthquakes
— Tehseen Poonawalla Official ???????? (@tehseenp) January 7, 2025
Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike. Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.
Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një vend popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.
Forcat ajrore kineze kanë nisur opercaionet e shpëtimit ndërsa janë dërguar dronë në zonën e prekur, e cila ndodhet pranë malit Everest ku temperaturat janë nën zero.
Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë. Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit për të minimizuar viktimat dhe për të zhvendosur banorët e prekur. Ndërsa lëkundjet u ndjenë në Nepal, nuk u raportuan dëme apo viktima, tha për AFP një zyrtar lokal në rajonin Namche të Nepalit, afër Everestit.
