Tragjedia në Malin e Zi, shkon në 12 numri i viktimave, mes tyre dhe dy fëmijë! Të plagosurit në gjendje kritike, autori i jep fund jetës. Si ndodhi ngjarja në Cetinje -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Të paktën 12 persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë të mërkurën (1 janar) nga të shtënat me armë që nisi në një tavernë në Cetinje të Malit të Zi.

cetinje

Sipas mediave malazeze, mësohet se viktimë e kësaj tragjedie kanë mbetur shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë.

Të gjitha njësitë policore, si dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë, kanë kërkuar me orë të tëra për të dyshuarin Aco Martinovic, i cili vdiq pak minuta para mesnatës, pasi qëlloi veten në kokë kur, siç konfirmoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë, Lazar Shqepanovic, policia e rrethoi atë në afërsi të shtëpisë së familjes në vendbanimin Humci.

Ai ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Martinoviçi e filloi krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona dhe më pas vrau tetë të tjerë në tre vende të tjera në qytet, në mesin e tyre tre gra dhe dy djem, të dy vëllezër nga 10 dhe 13 vjeç.

Lexo dhe...  Vrasja brutale e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, vjen reagimi i Universitetit të Sapienzas: Një akt mizor i femicidit-Çkemi News

Katër personat e lënduar janë operua, ndërsa drejtori i spitalit ka thënë për mediat se tre nga të plagosurit rëndë ndodhen në reanimacion dhe lëndimet e tyre janë të rënda, por parametrat jetikë “aktualisht janë stabile”.

Lexo dhe...  Tragjike: 11 vjeçarja vret veten pas lirimit me kusht të përdhunuesit

Operacioni i të lënduarit të katërt, i cili ka lëndime të shumta në kokë, stomak dhe gjoks, siç ka sqaruar mjeku, ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit.

Rreth orës 20:00 policia kishte informacione se Martinovici ishte parë në njërën nga sallat e braktisura të ish-uzinës “Obod”, por pas kontrollit të objektit nuk është gjetur aty.

Si ndodhi ngjarja?

Të dhënat e para jozyrtare tregojnë se Martinovici mëngjesin e djeshëm ka qenë në tavernën e vogël “Velestovo”, ku gjatë ditës është shoqëruar me pronarin dhe disa të njohur e miq të tjerë të përbashkët, pasi kanë bërë festën e Vitit të Ri.

Lexo dhe...  Alarm për cunam në Japoni! “Shkundet” vendi, panik pas tërmetit 7.8

I dyshuari dyshohet se ka pasur një debat, e më pas ka ndodhur një përleshje në lokal, pas së cilës ai ka shkuar në shtëpi, e më pas, pas një kohe të shkurtër është kthyer i armatosur.

Ai ka qëlluar në tavernë dhe besohet se aty ka vrarë katër persona.

Pas kësaj, ai udhëtoi me makinën e tij në tre lokacione të ndryshme në Cetinje, vendbanimi Humce dhe në dy vende të tjera ku vrau ose plagosi disa njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe disa anëtarë të familjes së tij të ngushtë.

Lexo dhe...  Juventus, nuk ka mrekulli, Chiellini: Të zhgënjyer, por krenarë. Së fundmi nuk kemi fat me arbitrat. Asnjë dyshim për të ardhmen e Spallettit

Ky është krimi i dytë masiv në Cetinje në dy vjet e gjysmë. Kryeqyteti dhe Mali i Zi ende nuk e kanë marrë veten nga tragjedia e ndodhur më 12 gusht 2022 në vendbanimin Medovina. Kur Vuk Borilovic vrau 10 persona.

(Vizituar 578 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share