Islanda nën alarm/ 130 tërmete në vetëm 5 orë, gati të shpërthejë vullkani në Europë -Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Vullkani Bárðarbunga, i cili vlerësohet si i dyti më i madh në Islandë, ka shkaktuar më shumë se 130 tërmete në vetëm pesë orët e fundit, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm, sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze (IMO).

Lexo dhe...  Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Prokuroja e Përgjithshme e SHBA-së publikon listën me 305 emra të personave publikë në dosjen Epstein

Si masë paraprake, autoritetet kanë ngritur flamurin e verdhë në zonë, i cili tregon aktivitet të lartë mbi nivelet normale.

Bárðarbunga ndodhet në zonën më të madhe të akullt në Islandë, Vatnajökull, dhe shpërthimi i tij i fundit ishte në vitet 2014/15. Atëherë, ai lëshoi sasi të mëdha dioksidi të squfurit duke ndotur ndjeshëm ajrin, por pati pak efekt në fluturimet ndërkombëtare, pasi nuk prodhoi shumë hi vullkanik.

Lexo dhe...  Çarja në dysh e malit Amanos formon pellgje të pabesueshme natyrore, “zhduken” rrugët

Zyra Meteorologjike raportoi se aktiviteti sizmik filloi të martën herët në mëngjes dhe përfshiu një tërmet të madh me magnitudë 5.1, ndërsa 17 tërmete të tjera ishin mbi magnitudën 3. Aktiviteti ka qenë në rritje muajt e fundit, me katër tërmete mbi magnitudën 5 të regjistruara në vitin 2024.

Sipas ekspertëve, përfshirë Valentin Troll nga Universiteti i Uppsala-s, një shpërthim mund të jetë i ngjashëm me atë të vitit 2014/15 ose të ndodhë nën akull, duke shkaktuar shpërthime të avullit nga përzierja e magmës me ujin e shkrirë.

Lexo dhe...  Video/ 9-vjeçari ngatërron gjarprin me zile me ‘kafshë lodër’ në kopshtin e gjyshes në Florida (fotot)

Islanda ka përjetuar disa shpërthime të mëdha kohët e fundit, përfshirë ato në Gadishullin Reykjanes, ku shpërthimet kanë prekur infrastrukturën dhe kanë detyruar evakuime. Megjithatë, vendndodhja e largët e Bárðarbunga-s minimizon rrezikun për njerëzit dhe infrastrukturën.

(Vizituar 52 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share