ÇMENDURIA PËR KLIKIME/ Influencerja në Australi he*mon vajzën e saj 1-vjeçare për të fituar ndjekës dhe donacione-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Autoritetet australiane kanë arrestuar një Influencere 34-vjeçare pasi zbuluan se ajo po helmonte vajzën e saj njëvjeçare për të mbledhur donacione dhe për të rritur numrin e ndjekësve të saj.

Lexo dhe...  Nëna alarmohet nga ‘vrima’ në gojën e bebes, por në repartin e emergjencës ishte tjetër histori (fotot)

Gruaja nga Queensland u shfaq në rrjetet sociale për të luftuar për vajzën e saj, e cila dyshohet se po përballej me një “sëmundje kronike”. Mirëpo, siç ka marrë vesh policia që ka trajtuar rastin, vogëlushja ishte e sëmurë për shkak të barnave që i kishte dhënë 34-vjeçarja, e cila nuk hezitoi të ngarkonte video të së bijës “në shqetësim dhe dhimbje të madhe”.

Lexo dhe...  I riu ecën 160km me prindërit e moshuar në kurriz për t’i shpëtuar dhunës në Mianmar (fotot)

Autoritetet u alarmuan tetorin e kaluar kur vajza u shtrua në spital. Siç u konstatua, 34-vjeçarja i jepte vajzës së saj drogë dhe substanca të tjera – pa recetë – që nga gushti.

Lexo dhe...  VIDEO e rëndë/ Momenti kur komshiu qëllon 9 herë për vdekje 53-vjeçarin. Shkak bëhet sherri mes grave të tyre-Çkemi News

Siç njofton policia, disa nga ilaçet që 34-vjeçarja i ka dhënë vajzës së saj ishin për një person tjetër në shtëpinë ku jetonin.

Lexo dhe...  Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë

Gjatë së njëjtës periudhë, 34-vjeçarja kishte arritur të grumbullonte më shumë se 37 mijë dollarë përmes donacioneve në një faqe të krijuar në platformën GoFundMe. 34-vjeçari akuzohet për abuzim, shfrytëzim të të miturit dhe mashtrim.

(Vizituar 41 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share