Futboll

Ibrahimovic blen 1000 hektar tokë me pyje në Suedi
Futboll

Ibrahimovic blen 1000 hektar tokë me pyje në Suedi

  Milani po pret me padurim rikuperimin e Zlatan Ibrahimovic, por pa nxituar me kohën e rikthimit, duke qenë se sulmuesi tashmë është dashur të ndalet dy herë në 45 ditët e fundit. . Ndërkohë, për t’u shëruar më mirë, Ibrahimovic fluturoi drejt Suedisë për të kaluar disa ditë pushimesh dhe festash me familjen e tij. Kjo ishte gjithashtu një mundësi për të blerë një pyll, me sipërfaqe një mijë hektarë. Pylli do t’i kushtonte rreth 3 milionë euro. Ibra tashmë ka marrë leje për të gjuajtur dhe peshkuar aty, dy nga pasionet e tij në mjedis të hapur. Një hapësirë e madhe pyjesh, të cilën Ibrahimovic do ta shfrytëzojë për pasionet e tij dhe projektet e ardhshme. Ndërkohë, Milani e pret atë në Milanello midis sot dhe nesër. Pylli ndodhet në një fshat, në kufi me ...
Tragjedi në Francë, humbet jetën 10 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja
Futboll

Tragjedi në Francë, humbet jetën 10 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja

  Tragjedi në futbollin francez. Në ndeshjen e kësaj fundjave mes Lorient dhe Rennes mbeti i vdekur një nga punëtorët e fushës vetëm 10 minuta pasi kishte përfunduar ndeshja e vlefshme për Ligue 1.     Si pas çdo ndeshje punëtori ndodhej në fushën e “Stade de Moustoir” për t’u kujdesur për barin, kur papritmas një nga shtyllat e dritave i bie sipër. Shërbimet mjekësore të cilat ndodheshin ende brenda stadiumit nxituan për t’i dhënë ndihmën e parë.   Përpos përpjekjeve të mjekëve, jeta nuk u shpëtua, edhe pse u transportua në një nga spitalet e Lorient. Fatkeqësisht, ai nuk arriti dot të mbijetonte dhe gjeti vdekjen nga plagët që kishte marrë. /abcnews.al  
Juventusi fiton me “poker” ndaj Parmës, ngritet në vendin e tretë në Serie A
Futboll

Juventusi fiton me “poker” ndaj Parmës, ngritet në vendin e tretë në Serie A

  Juventusi ka shënuar fitore të thellë mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Parmës, shkruan “Zeri.info”. Futbollistët e udhëhequr nga Andrea Pirlo fituan me shifrat 0:4 në udhëtim te Parma. Protagonisti kryesor në këtë duel ishte spanjolli, Alvaro Morata që bëri dy asistime dhe shënoi një gol. Me dy gola kontribuoi edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo. “Zonja e Vjetër” me këtë fitore ngritet në vendin e tretë në elitën e futbollit italian dhe grumbullon 24 pikë. Parma është e 14-ta me 12 pikë në 12 takime. /Zeri.info
Lewandowski fiton garën me Messi-Ronaldo, FIFA i jep çmimin ‘Lojtari më i mirë i 2020’
Futboll

Lewandowski fiton garën me Messi-Ronaldo, FIFA i jep çmimin ‘Lojtari më i mirë i 2020’

  Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i vitit. Polaku ka fituar garën me të përhershmit Messi-Ronaldo pasi ka realizuar një sezon fantastik.       Në vitin 2020 polaku fitoi thuajse gjithçka me Bayernin, por duket se i mungonte diçka, pikërisht ky çmim që vitet e fundit rrallë kush tjetër e ka fituar në vitet e fundit duke parë konkurrencën e madhe me Messin dhe Ronaldon. Lewandowski më parë fitoi të njëjtin çmim po nga UEFA. Portieri më i mirë për vitin 2020 është zgjedhur gardiani i Bajernit, Manuel Nojer, i cili në sezonin e fundit i dha siguri skuadrës së tij në fitimin e tripletës.       Te formacioni më i mirë, nuk ka vend për Nojerin, i cili pavarësisht se u zgjodh portieri më i mirë...
Golavarazh katastrofik, humbja më e thellë e historisë e goli i Bonjek: ja precedentët në grupin I
Futboll

Golavarazh katastrofik, humbja më e thellë e historisë e goli i Bonjek: ja precedentët në grupin I

  Anglia, Hungaria, Polonia, San Marino dhe Andorra janë kundërshtarët e Shqipërisë në eleminatoret për Katar 2022 bë Grupin I. Stratistikat nuk janë fare të favorshme ndaj tre rivalëve më të fortë, por edhe Andorra i gëzohet një lloj suksesi, pavarësisht se bilancin me kuqezinjtë e ka negativ. Kundër Anglisë jemi ndeshur vetëm në fushatë kualifikuese të një Botërori e natyrisht nuk kemi asnjë fitore, por edhe golavarazhi është i frikshëm 12 gola të pësuar vetëm një të shënuar.   08 Mar 1989 Albania v England W 0-2 FIFA World Cup 26 Apr 1989 England v Albania W 5-0 FIFA World Cup 28 Mar 2001 Albania v England W 1-3 FIFA World Cup 05 Sep 2001 England v Albania W 2-0 FIFA World Cup   Nuk është se kanë shkuar më mirë gjërat me kombëtaren e Hungarisë, pë...
VËLLAZËRORJA/ Shqipëri – Kosovë, formacionet zyrtare (FOTO LAJM)
Futboll

VËLLAZËRORJA/ Shqipëri – Kosovë, formacionet zyrtare (FOTO LAJM)

  Do të startojë në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një përballje speciale, që do t’u shërbejë të dy trajnerëve për sfidat e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në ditët në vijim. Për shumëkënd nga ana e kuqezinjve, kjo përballje sjell në memorie humbjen 3-0 të pësuar përballë Kosovës në periudhën kur trajner ishte Panuçi. Me të cilin, pas kësaj disfate nisi të shkërmoqet i gjithë projekti dhe ajo çka donte të ndërtonte me Shqipërinë. Italiani Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin dhe për të marrë më të mirën nga lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë minutazh në ndeshjet e kaluara. Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Saiti, për shkak se Bernard Shalan...