Ibrahimovic blen 1000 hektar tokë me pyje në Suedi

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Milani po pret me padurim rikuperimin e Zlatan Ibrahimovic, por pa nxituar me kohën e rikthimit, duke qenë se sulmuesi tashmë është dashur të ndalet dy herë në 45 ditët e fundit.

.
Ndërkohë, për t’u shëruar më mirë, Ibrahimovic fluturoi drejt Suedisë për të kaluar disa ditë pushimesh dhe festash me familjen e tij.

Kjo ishte gjithashtu një mundësi për të blerë një pyll, me sipërfaqe një mijë hektarë.

Pylli do t’i kushtonte rreth 3 milionë euro. Ibra tashmë ka marrë leje për të gjuajtur dhe peshkuar aty, dy nga pasionet e tij në mjedis të hapur.

Një hapësirë e madhe pyjesh, të cilën Ibrahimovic do ta shfrytëzojë për pasionet e tij dhe projektet e ardhshme. Ndërkohë, Milani e pret atë në Milanello midis sot dhe nesër.

Pylli ndodhet në një fshat, në kufi me Norvegjinë, që quhet Åre. Një destinacion popullor për familjen mbretërore të vendit skandinav.

(Vizituar 41 here, 1 vizita sot)
Lexo dhe...  PSG bën publike ardhjen e një investitori të ri në klub
WhatsApp Share SHARE Facebook Share