
Një përballje speciale, që do t’u shërbejë të dy trajnerëve për sfidat e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në ditët në vijim.
Për shumëkënd nga ana e kuqezinjve, kjo përballje sjell në memorie humbjen 3-0 të pësuar përballë Kosovës në periudhën kur trajner ishte Panuçi. Me të cilin, pas kësaj disfate nisi të shkërmoqet i gjithë projekti dhe ajo çka donte të ndërtonte me Shqipërinë.
Italiani Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin dhe për të marrë më të mirën nga lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë minutazh në ndeshjet e kaluara.
Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Saiti, për shkak se Bernard Shaland rezultoi ditën e sotme pozitiv me Koronavirus.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.
KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.
