Juventusi fiton me “poker” ndaj Parmës, ngritet në vendin e tretë në Serie A

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Juventusi ka shënuar fitore të thellë mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Parmës, shkruan “Zeri.info”.

Futbollistët e udhëhequr nga Andrea Pirlo fituan me shifrat 0:4 në udhëtim te Parma.

Protagonisti kryesor në këtë duel ishte spanjolli, Alvaro Morata që bëri dy asistime dhe shënoi një gol.

Me dy gola kontribuoi edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

“Zonja e Vjetër” me këtë fitore ngritet në vendin e tretë në elitën e futbollit italian dhe grumbullon 24 pikë.

Lexo dhe...  Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë humbje 4 miliardë dollarë

Parma është e 14-ta me 12 pikë në 12 takime. /Zeri.info

(Vizituar 11 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share