Lajmi Fundit; Sherr me thika në Bathore, plagosen pesë të rinj! Policia zbulon shkakun e konfliktit-Çkemi News
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Bathore të Kamzës, ku një konflikt mes të miturve ka degjeneruar në përleshje me thika. Si pasojë, pesë persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve policore, sherri ka ndodhur në pedonalen e Bathores dhe dyshohet se nisi pas një grindjeje për motive të dobëta. Të rinjtë, të gjithë të mitur, kanë përdorur mjete të forta dhe mjete të mprehta gjatë përplasjes.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet të jenë përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë autorëve.
Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të...








