Masakër familjare në Itali/ 58-vjeçari vret gruan, një nga fëmijët dhe plagos tjetrin, kapet pas arratisjes-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur Italinë, konkretisht komunën Paupisi në provincën e Beneventos. Një burrë 58-vjeçar, i identifikuar si Salvatore Ocone, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Elisa (Elisabetta) Polcino, 49 vjeçe, duke e goditur me gur në kokë.

Lexo dhe...  Eksperti: Liridona njihte lidhjet e Naimit me politikanë të njohur, gjatë hetimeve mund të përfshihen edhe persona të fuqishëm

Pas krimit, ai është arratisur me makinën e familjes së bashku me dy fëmijët e mitur. Sipas RaiNews dhe mediave të tjera italiane, gjatë arratisjes djali 15-vjeçar është gjetur i pajetë në automjet, ndërsa vajza adoleshente ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë.

Lexo dhe...  E rëndë në Tiranë! Burri godet me thikë në qafë e trup 46-vjeçaren, detajet e para-Çkemi News

Pas orësh të tëra kërkimesh, policia dhe karabinierët e lokalizuan autorin në provincën e Campobassos (Molise), ku ai u arrestua dhe u shoqërua në Prokurori. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes, ndërsa ngjarja është cilësuar si një nga tragjeditë familjare më tronditëse të viteve të fundit në Itali.

 

(Vizituar 18 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share