Lajmi Fundit; Sherr me thika në Bathore, plagosen pesë të rinj! Policia zbulon shkakun e konfliktit-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Bathore të Kamzës, ku një konflikt mes të miturve ka degjeneruar në përleshje me thika. Si pasojë, pesë persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo dhe...  TRONDITET SARANDA/ Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i njohur, mister mbi atentatin në mes të natës!

Sipas burimeve policore, sherri ka ndodhur në pedonalen e Bathores dhe dyshohet se nisi pas një grindjeje për motive të dobëta. Të rinjtë, të gjithë të mitur, kanë përdorur mjete të forta dhe mjete të mprehta gjatë përplasjes.

Lexo dhe...  Del mesazhi sekret i Ballukut: ‘Mos të marrë më tendera ai!’ — Dy ish-deputetë të PD dalin në dosjen që trondit politikën”-Çkemi News

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet të jenë përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë autorëve.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët raportojnë se kanë dëgjuar zhurma dhe britma në mes të ditës, ndërsa prania e patrullave policore ka qenë e dukshme në të gjithë lagjen.


 

(Vizituar 26 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share