Tag: sarande

Lajmi Fundit; Sarandë: Fëmija 3-vjeçar goditet aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai-Çkemi News
Aktualitet

Lajmi Fundit; Sarandë: Fëmija 3-vjeçar goditet aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai-Çkemi News

  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotem në Borsh, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga babai i saj teksa bënte manovër për t’u futur tek porta e oborrit të banesës. Vajza e vogël u transportua menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku iu dha ndihma e parë. Pas kryerjes së skanerit, mjekët konstatuan se vajza kishte pësuar dëmtime në organet e brendshme dhe në mushkëri si pasojë e goditjes, por për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jetën. Për t’i ofruar trajtim të specializuar, ajo u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet për ngjarjen kanë nisur, ndërsa gjendja e vajzës mbetet nën vëzhgimin e mjekëve të specializuar në kryeqytet.
Vrasja për parkimin në Sarandë: Arrestohet autori kamarier, bashkë me të edhe shoku që e fshehu
Albania

Vrasja për parkimin në Sarandë: Arrestohet autori kamarier, bashkë me të edhe shoku që e fshehu

Është arrestuar mbrëmjen e sotme autori i vrasjes së ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme. Mësohet se shtetasi Xhanelo Tarja 24-vjeç është arrestuar në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes, aty ku ishte fshehur pasi vrau 41-vjeçarin Klodian Bakia. Bashkë me të riun mësohet se është arrestuar edhe një person tjetër i cili e ka ndihmuar të fshihet, por ende nuk dihet identiteti i tij. Kujtojmë se një vend parakimi para një hoteli u bë “mollë sherri” për ngjajren e rëndë që ndodhi sot në Sarandë. Bakia kishte parkuar para restorantit të hotelit ku punonte Tarja, por ky i fundit i ka kërkuar të lirojë vendin. Pasi kanë debatuar, 24-vjeçari nga Laçi e ka goditur dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar....
Kishte dalë ‘xhiro’ në zonën e Fushës së Patates, majmuni kap me shpulla policët e bashkisë Sarandë
Albania

Kishte dalë ‘xhiro’ në zonën e Fushës së Patates, majmuni kap me shpulla policët e bashkisë Sarandë

Një ngjarje jo e zakonshme është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Sarandës.     Sipas mediave, një majmun, që rrinte në kafazin e një subjekti privat në zonë, ka dalë duke bërë një 'xhiro', por qytetarët kanë menduar që është ari dhe kanë njoftuar policët. Telefonuesi raportonte se në zonën e Fushës së Patates kishte parë një ari, por ai ishte majmun. Policët bashkiakë kanë tentuar të kapin majmunin, por ai është egërsuar dhe ka rrahur me shpulla punonjësit e bashkisë Sarandë.
Sarandë/ U arrestua 6 ditë më parë, digjet zyra noteriale e Aleko Anagnostit
Albania

Sarandë/ U arrestua 6 ditë më parë, digjet zyra noteriale e Aleko Anagnostit

Më 1 qershor, policia e Sarandës vuri në pranga Aleko Anagnosti me profesion noter. Ky i fundit u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, teksa dy ditë më parë Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë. Ndërkohë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm zyra e noterit Aleko Anagnosti, në Sarandë është bërë shkrumb e hi. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit. Mësohet se autorët kanë hapur portën kryesore dhe kanë hyrë brenda, duket djegur dokumentet. Kujtojmë se Anagnosti është një nga noterët më të vjetër dhe djegia e zyrës së tij i shkakton një dëm të madh qytetit, pasi ai disponon arkivën edhe të noterëve të tjerë që kanë lënë profesionin vite më parë. Njoftimi i policisë Sarandë: Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 S...
Sherr me thika në Sarandë, plagoset 16-vjeçari
Albania

Sherr me thika në Sarandë, plagoset 16-vjeçari

Një 16-vjeçar me inicialet D. G është plagosur pasditen e sotme në Sarandë me mjet prerës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa 16-vjeçari është paraqitur vetë në spitalin Rajonal të Sarandës.     Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.
Transportohej me ambulancë, Policia kap 320 kg kanabis – VIDEO
Albania

Transportohej me ambulancë, Policia kap 320 kg kanabis – VIDEO

Kapen 320 kg marijune ne kufirin greko-shqiptar.     Eshte ndaluar nje autoambulance qe vinte nga kufiri gjelber. Autoambulanca eshte ndaluar ne qytetin e Igumenices.     Brenda saj jane gjetur dhe sekuestruar 13 canta me 129 pako qe permbanin 319 kg 200 gram marijuane. Eshte arrestuar shoferi shtetas grek. Atij i jane gjetur nga kontrolli personal sasi e voge kokaine, 900 euro dhe 3 celulare.
Rrëzohet aksidentalisht nga kati i 15 i pallatit në Sarandë, ndërron jetë 63-vjeçari
Te Fundit

Rrëzohet aksidentalisht nga kati i 15 i pallatit në Sarandë, ndërron jetë 63-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. 63-vjeçari Hasan Imeri, dyshohet se është rrezuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati ku punonte si roje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.   Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Sarandë. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj.