
Është arrestuar mbrëmjen e sotme autori i vrasjes së ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme. Mësohet se shtetasi Xhanelo Tarja 24-vjeç është arrestuar në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes, aty ku ishte fshehur pasi vrau 41-vjeçarin Klodian Bakia.
Bashkë me të riun mësohet se është arrestuar edhe një person tjetër i cili e ka ndihmuar të fshihet, por ende nuk dihet identiteti i tij.
Kujtojmë se një vend parakimi para një hoteli u bë “mollë sherri” për ngjajren e rëndë që ndodhi sot në Sarandë. Bakia kishte parkuar para restorantit të hotelit ku punonte Tarja, por ky i fundit i ka kërkuar të lirojë vendin. Pasi kanë debatuar, 24-vjeçari nga Laçi e ka goditur dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

