Sarandë/ U arrestua 6 ditë më parë, digjet zyra noteriale e Aleko Anagnostit

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Më 1 qershor, policia e Sarandës vuri në pranga Aleko Anagnosti me profesion noter.

Ky i fundit u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, teksa dy ditë më parë Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Ndërkohë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm zyra e noterit Aleko Anagnosti, në Sarandë është bërë shkrumb e hi.

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit. Mësohet se autorët kanë hapur portën kryesore dhe kanë hyrë brenda, duket djegur dokumentet.

Kujtojmë se Anagnosti është një nga noterët më të vjetër dhe djegia e zyrës së tij i shkakton një dëm të madh qytetit, pasi ai disponon arkivën edhe të noterëve të tjerë që kanë lënë profesionin vite më parë.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarr në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(Vizituar 7 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share