Tag: kronik

Aksident fatal në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti del nga rruga, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Albania

Aksident fatal në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti del nga rruga, humb jetën shoferi 19-vjeçar

  Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish. Në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shtetasi i riu ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Tronditet Korça! Fëmijë të helmuar nga karamelet me kanabis – 3-vjeçarja në gjendje kritike-Çkemi News TV
Albania, Ckemi

Tronditet Korça! Fëmijë të helmuar nga karamelet me kanabis – 3-vjeçarja në gjendje kritike-Çkemi News TV

  Ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës: disa fëmijë përfunduan në spital pasi konsumuan karamele që dyshohet se përmbanin lëndë narkotike Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Korçë, ku disa fëmijë kanë përfunduar në spital pas konsumimit të disa karameleve që, sipas dyshimeve të para, përmbanin kanabis. Burime nga mjekët thanë se më e rënda është gjendja e një vajze 3-vjeçare, e cila ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar burimin e karameleve të dyshuara, ndërsa pritet ekspertiza laboratorike për të konfirmuar përmbajtjen. Familjarët e fëmijëve kanë treguar se karamelet janë blerë në një dyqan lagjeje, pa menduar se mund të përmbanin lëndë të ndaluara. Mjekët e spitalit të Korçës thanë për mediat: “Gjendja ...
U ekzekutua me 6 plumba në oborrin e shtëpisë/ Pikëpyetjet rreth vrasjes së 20-vjeçarit, zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Shkodër -Çkemi News
Te Fundit

U ekzekutua me 6 plumba në oborrin e shtëpisë/ Pikëpyetjet rreth vrasjes së 20-vjeçarit, zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në Shkodër -Çkemi News

  Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20 vjeçarit Pavlin Preka një ditë më parë në Shkodër në fshatin Guci e Re të njësisë Rrethina. Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematikë në zonë. Të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes duke mos u identifikuar ende. I riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babain dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje. Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi. Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori seps...
Mbyti foshnjën me duar/ Gjykata kthehen në banesë 46-vjeçaren me çrregullim bipolar
Shendeti

Mbyti foshnjën me duar/ Gjykata kthehen në banesë 46-vjeçaren me çrregullim bipolar

  Kthehet në banesë Irena Kostaki Zeria, gruaja që mbyti foshnjën e saj 9-muajshe me duar, pas vendimit të gjykatës së Korçës për të ndryshuar masën e sigurisë. Vendimi është ndryshuar pasi avokati mbrojtës ka paraqitur para gjykatës kartelën klinike të të akuzuarës nga e cila ka rezultuar se ajo është diagnostikuar me çrregullim bipolar psikotik. Ndërkohë sipas banoreve gjendja e Irenës është e rënduar pasi janë takuar me këtë të fundit në momentin që ka ardhur në banesë.       banuese në fshatin Miras, Devoll, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie. Gjykata e Lamias në Greqi, me ven...
Adoleshenti që vrau familjen kur mësoi se nëna e tij ishte në fakt njerka, refuzon të pendohet
Aktualitet

Adoleshenti që vrau familjen kur mësoi se nëna e tij ishte në fakt njerka, refuzon të pendohet

  Një 15-vjeçar në SHBA nuk ka treguar asnjë pendesë për vrasjen e prindërve të tij dhe të tre vëllezërve e motrave më të vegjël, kur mësoi se mamaja e tij nuk ishte në fakt nëna e tij biologjike.      Mason Sisk raportohet se tha se ‘nuk më vjen keq’ teksa akuzohet për masakrën e të gjithë familjes së tij në shtator 2019. Megjithse është minoren ai përballet me pesë akuza të plota vrasjeje.  Ai akuzohet për vrasjen e babait të tij biologjik John Sisk; njerkës së tij Mary Sisk; gjysmë-vëllait gjashtë vjeçar Grayson; gjysmë motrës pesë-vjeçare Aurora; dhe gjysmë-vëllait gjashtë-muajsh Colson në shtëpinë e tyre në Limestone, Alabama.      Babai i tij ishte estetist ndërsa njerka e tij punonte si mësuese në shkollën e mesme Mountain Gap.  Javën e kaluar gjykatës...