Tag: kosova

Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së-Çkemi News
Albania

Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së-Çkemi News

  Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë shkëmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku të martën vonë u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për misionin e OKB-së në Kosovë. Ministrja e Jashtme në detyrë Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia “nuk ka ndryshuar” dhe se ajo vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, “jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë “po përkeqësohet” dhe “serbët po e paguajnë çmimin”. Gërvalla tha se “në shtator 2023 Kosova ishte...
Problemet teknike dhe anomalitë me rezultatet e zgjedhjeve, KQZ: Numërimi do të bëhet manualisht!-Çkemi News
Albania

Problemet teknike dhe anomalitë me rezultatet e zgjedhjeve, KQZ: Numërimi do të bëhet manualisht!-Çkemi News

  Ka reaguar sërish Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas anomalive dhe problemeve me shfaqjen e rezultateve të zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Kosovë tha se pas problemeve që u shfaqën, KQZ ka vendosur që numërimi të bëhet manualisht. “Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë gjithçka ishte gati për rezultatet preliminare, por për shkak se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e këtyre të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë ti prezantojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike. Për këtë arsye, KQZ u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të subjekteve politike,...
“Kam mbetur pa babain tim” – Emocionon djali i vogël i Afrim Bunjakut -Çkemi News
Albania

“Kam mbetur pa babain tim” – Emocionon djali i vogël i Afrim Bunjakut -Çkemi News

“Kam mbetur pa babain tim” – Emocionon djali i vogël i Afrim Bunjakut Fatlumi, djali i Afrim Bunjakut, nënjë vjetorin e rënies së babait të tij në detyrë para një numri të madh të njerëzve recitoi në poezi kushtuar të atit. 10-vjeçari nën emocione të mëdha lexoi atë poezi në Akademinë Përkujtimore kushtuar të atit. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga grupi serb në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit të vitit 2023 derisa ishte në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit. SHlK0VlDE0N menjehere ne vazhdim/meposhte!
Sherri i dyshuar për një video TikToku përfundon me pasoja fatale! Vr*tet 58 vjecari, djali i tij 15 vjecar mbetet… -Çkemi News
Aktualitet

Sherri i dyshuar për një video TikToku përfundon me pasoja fatale! Vr*tet 58 vjecari, djali i tij 15 vjecar mbetet… -Çkemi News

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë ku një 58-vjeçar është vrarë pasi një sherri për një video në Tik Tok.   Viktima është identifikuar ai Agim Xani, ndërsa djali i tij 15 vjeç ka mbetur i plagosur. Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga goditja me thikë që mori gjatë përleshjes. Sipas raportimeve, i dyshuari për sulmin është Skender Krasniqi dhe djali i tij. Burime për mediat në Kosovë tregojnë se konflikti nisi për shkak të një videoje në rrjetin social ‘TikTok’, duke çuar në agravim të situatës dhe përleshje fizike. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi ngjarjen tragjike. Ajo deklaroi se, sipas informacioneve të para, dyshohet se mosmarrëveshja mes dy personave(dy të rinjve)përfundoi pasoja të rënda për...
Jakup Krasniqit iu ndalua mbajtja e kravatës kuq e zi në Hagë, reagon e bija: Nga gjoksi mund t’ia zhvishni shqiponjën, por kurrë nga zemra!-Çkemi News
Albania

Jakup Krasniqit iu ndalua mbajtja e kravatës kuq e zi në Hagë, reagon e bija: Nga gjoksi mund t’ia zhvishni shqiponjën, por kurrë nga zemra!-Çkemi News

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, i është ndaluar pjesëmarrja në seancën e radhës me kravatë. Bëhej fjalë për aksesorin i cili ishte i zbukuruar me dizenjo kuqezi me shqiponjë. Mbi ngjarjen ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa. Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka krahasuar babanë e saj me Mic Sokolin, duke shkruar madje se nga gjoksi mund t’ia zhveshin shqiponjën, por kurrë nga zemra. Postimi i plotë: Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku. Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur! ...
I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, Vuçiçi i inatosur bëhet viral! Reagimi i tij epik gjatë votimit të OKB për rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë
Te Fundit

I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, Vuçiçi i inatosur bëhet viral! Reagimi i tij epik gjatë votimit të OKB për rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi ditën e djeshme rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68. Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”. Ai shihet i inatosur, i skuqur në fytyrë dhe në duart e tij shtrëngonte flamurin e Serbisë nga inati.     “Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë, anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së ...
Me 84 vota pro, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën-Çkemi News
Albania

Me 84 vota pro, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën-Çkemi News

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68. “Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës. Në adresimin e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”. Rezoluta, ndër të tjera, bën thirrje edhe për “dënimin ...
“Fëmijët janë djegur të gjallë nga serbët”, Osmani në KS të OKB: Kujtimet e luftës janë në mendjet dhe shpirtrat tone
Albania

“Fëmijët janë djegur të gjallë nga serbët”, Osmani në KS të OKB: Kujtimet e luftës janë në mendjet dhe shpirtrat tone

Presidentja Vjosa Osmani fjalimin e saj në seancën e rregullt raportuese për situatën e sigurisë në gjashtëmujorin e fundit në Kosovë e nisi duke përmendur ndërhyrjen e NATO-s 25 vjet më parë në vend. Ajo tha se me këtë u shënua një moment historik në historinë moderne të njerëzimit dhe një kthesë për kosovarët që ishin në kërkim të lirisë. “Sot, teksa qëndroj këtu duke përfaqësuar vendin tim, Republikën e Kosovës, më kujtohet ndikimi i thellë i bashkimit të demokracive për një qëllim të përbashkët. Ishte vetëm 25 vjet më parë, kur ndërhyrja e NATO-s së bashku me aspiratën e palëkundur të popullit tim për liri shënuan jo vetëm një kthesë vendimtare në historinë e vendit tonë, por edhe një moment historik vendimtar në historinë moderne të njerëzimit. Ajo ndërhyrje nuk kishte të bënte...