Jakup Krasniqit iu ndalua mbajtja e kravatës kuq e zi në Hagë, reagon e bija: Nga gjoksi mund t’ia zhvishni shqiponjën, por kurrë nga zemra!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, i është ndaluar pjesëmarrja në seancën e radhës me kravatë.

Lexo dhe...  Ky eshte njeriu qe dyshohet per*dhunoi me vite Parashqevi Simakun/ Xhelati i komunizmit Luan Pobrati-Çkemi News

Bëhej fjalë për aksesorin i cili ishte i zbukuruar me dizenjo kuqezi me shqiponjë. Mbi ngjarjen ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.

Lexo dhe...  Ka shumë mister”, Ambasadori i Suedisë flet për vrasjen e Liridona Ademajt: Si do të veprohet me fëmijët e saj

Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka krahasuar babanë e saj me Mic Sokolin, duke shkruar madje se nga gjoksi mund t’ia zhveshin shqiponjën, por kurrë nga zemra.

Postimi i plotë:

Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.

Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!

Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!

(Vizituar 166 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share