Tag: sociale

Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë nga polici, të rinjtë e Shkodrës thyejnë orën policore. Ja protesta e tyre e heshtur (VIDEO)
Aktualitet

Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë nga polici, të rinjtë e Shkodrës thyejnë orën policore. Ja protesta e tyre e heshtur (VIDEO)

  Një grup të rinjsh në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke dënuar vrasjen e të riut në Tiranë nga efektivi i policisë.       Protesta nisi në qendër të qytetit, ndërsa protestuesit ndezën qirinj dhe marshuan në këmbë deri tek Prefektura e qarkut Shkodër duke vendosur qirinjtë në derën e Prefekturës.     Të rinjtë protestues e zhvilluan këtë protestë pas orës 22:00 duke thyer orën policore. Forcat e policisë pak metra me tutje kanë vëzhguar protestën, por nuk kanë ndërhyrë për të shoqëruar apo gjobitur protestuesit.         (BalkanWeb)
Katër arsye të zakonshme që divorcohet një çift
Aktualitet, Kuriozitete

Katër arsye të zakonshme që divorcohet një çift

Shumë marrëdhënie shpesh përfundojnë në ndarje, shpejt ose edhe pas disa vitesh. Sigurisht që çdo çift është unik, por ka disa arsye të zakonshme që shpesh çojnë në ndarje. Zbuloni më poshtë disa prej tyre:       Prirjet e ndryshme Nuk është gjithmonë e lehtë për një çift të ketë një pasion të përbashkët për një kohë të gjatë. Elementet që çojnë një çift në një marrëdhënie janë tërheqja fizike, pasioni, interesat e përbashkëta, personaliteti. Me kalimin e kohës, megjithatë, për shkak të kërkesave të jetës së përditshme, prirjet ndryshojnë. Çështjet e parave Kjo nënkupton jo vetëm probleme financiare por edhe çështje koprracie ose humbje. Sipas disa studimeve, ndryshimet në lidhje me paratë janë një nga arsyet kryesore për një çift për t’u ndarë. Gjithashtu një ...
Vdiq gjatë seksit me 21-vjeçaren pasi piu viagra, 61-vjeçari shqiptar ishte zyrtar i njohur
Te Fundit

Vdiq gjatë seksit me 21-vjeçaren pasi piu viagra, 61-vjeçari shqiptar ishte zyrtar i njohur

  Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 61-vjeçarit nga Kosova gjatë aktit seksual me një 21-vjeçare. Sipas mediave në Kosovë mësohet se ai ishte zyrtar i njohur në Komunën e Gjakoves. E reja që ka qenë me të është përpjekur që t’i japë ndihmë, por nuk ia ka dalë dot. Më pas ajo ka njoftuar policinë. Sipas mjekut që shkoi në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance, që dyshohet të jetë viagra.       Policia e Kosovës njoftoi: Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e vik...
Jeni ekstrovert apo introvert? Njihuni më tepër me personalitetin tuaj!
Aktualitet

Jeni ekstrovert apo introvert? Njihuni më tepër me personalitetin tuaj!

  Të gjithë jemi të njëjtë, por të ndryshëm" është një thënie e vjetër, që do të thotë se ne të gjithë kemi të njëjtën natyrë njerëzore, trup, mendje, mendime, ndjenja, e megjithatë çdo individ është unik në mënyrën e vet. 8 Tetor, 2019 16:55 TIRANË- Bazuar në karakteristikat e njerzëve, ekzistojnë dy lloje të personalitetit, introvert dhe ekstrovert. Kur një person është i rezervuar dhe nuk hapet lehtë, ai ose ajo thuhet se është një introvert. Ndërsa, kur një person është shoqëror, bisedues dhe bën miq shpejt, atëherë tipi i tij i personalitetit thuhet se është ekstrovert.       Por këto nuk janë karakteristikat e vetme diferencuese midis dy grupeve. “Të gjithë jemi të njëjtë, por të ndryshëm” është një thënie e vjetër, që do të thotë se ne të gjithë kemi ...
Emrat) Angli/ Historia, si 30 shqiptarë e “blenë” burgun me para
Histori

Emrat) Angli/ Historia, si 30 shqiptarë e “blenë” burgun me para

‏ Ëndrra e 69 shqiptarëve për të mbërritur në Angli javën e shkuar përmes një peshkarexh  nisur nga Belgjika nuk u realizua. Një operacion masiv i  policisë angleze nga toka dhe ajri, interceptuan  anijen e peshkimit,  duke bërë ndalimin e tyre e realizuar  kështu kapjen  e një numri kaq të madh shqiptarësh që tentonit  në hynin njëherësh në shtetin ishull. Të dhënat e para sipas medias angleze sugjerojnë se secili prej tyre kishte paguar trafikantëve 15.000 stërlina për të hyrë në Angli.     Sipas ligjeve angleze kush hyn në Angli përmes dokumenteve të falsifikuar apo në mënyrë tjetër ilegale quhet hyrje e jashtëligjshme në kufi dhe është një vepër penale e dënuar deri në 12 muaj burg. Kjo është duke i ndodhur edhe 69 shqiptarëve të kapur javën e fundit ...
Dedikimi prekës i të sëmurit me kancer për mjekët e QKUK-së
Aktualitet

Dedikimi prekës i të sëmurit me kancer për mjekët e QKUK-së

  Halil Bogaj, një pacient i sëmurë me kancer gjatë trajtimit në Klinikën e Onkologjisë i ka dedikuar një poezi stafit mjekësor. Poezia “Në Klinikën Onkologjike” është një falënderim i veçantë që pacienti Halil Beqaj ia ka bërë mjekëve dhe infermierëve të cilët janë kujdesur për të. “Gjeta mjekë dhe infermierë, t’gatshëm për punë kurdoherë – Gjeta motra e vëlla, lum klinika që i ka! Si për këshilla, sugjerime, të kujdesshëm në shërbime   – Dijen, shkencën i zbatojnë dhe moralin ia shtojnë – Për ushqim dhe kulturë n’kët’ nivel s’kam pa kurrë”, ka shkruar ai. Drejtori i Klinikës Ilir Kurtishi e ka falënderuar Bogajn dhe i ka uruar shërim të shpejt./ KultPlus.com
Paralajmërim për prindërit nga Psikologët: Nëse njihni ndonjë fëmijë që shfaq këto shenja, duhet ta ndihmoni sa më shpejt
Aktualitet

Paralajmërim për prindërit nga Psikologët: Nëse njihni ndonjë fëmijë që shfaq këto shenja, duhet ta ndihmoni sa më shpejt

  Paralajmërim për prindërit nga Psikologët: Nëse njihni ndonjë fëmijë që shfaq këto shenja, duhet ta ndihmoni sa më shpejt Paralajmërim për prindërit nga Psikologët: Nëse njihni ndonjë fëmijë që shfaq këto shenja, duhet ta ndihmoni sa më shpejt Fëmijët tanë kalojnë aq shumë në jetë me shkollën, dhe mësojnë mësimet që u nevojiten në jetë. Fëmijëria është një kohë e vështirë për mësimet dhe puna e prindërve është të sigurohet që fëmijët e tyre të mësojnë gjërat që u nevojiten. Një nga gjërat që merren me shumë fëmijë janë çrregullimet mendore që mund të pengojnë aftësinë e tyre për të përparuar. Ka një numër në rritje të fëmijëve, ndërmjet moshës 3 dhe 17 vjeç, që kanë këto lloje të çrregullimeve dhe shenja të ndryshme paralajmëruese që prindërit duhet të kenë kujdes për të ndër...
Koço Danaj: Greqia qëndrim shovinist ndaj Shqipërisë, politika e saj e mbrapshtë në grahmat e fundit, Shqipëria Natyrale kyçi i stabilitetit në rajon
Aktualitet

Koço Danaj: Greqia qëndrim shovinist ndaj Shqipërisë, politika e saj e mbrapshtë në grahmat e fundit, Shqipëria Natyrale kyçi i stabilitetit në rajon

Politologu dhe ideatori i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe mosmarrëveshjet prej shumë dekadash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Koço Danaj është shprehur se Greqia ka treguar shovinizëm të përhershëm ndaj Shqipërisë, ndërsa shteti ynë ka qenë kundër konflikteve artificiale dhe ka përqafuar gjithmonë politikën paqësore. Kjo është edhe arsyeja se përse Shqipëria sipas tij luan një rol kyç në stabilitetin e rajonit. Danaj e cilëson absurde deklaratën e Kotzias, kur thotë se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët, ndërkohë që gjyshi i tij, Kostandin Kotzias, ka bashkëpunuar me ministrin më famëkeq të Adolf Hitlerit. Politologu Danaj deklaron se politika e mbrapshtë dhe anadollake e Greqi...