
Një grup të rinjsh në qytetin e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke dënuar vrasjen e të riut në Tiranë nga efektivi i policisë.
Protesta nisi në qendër të qytetit, ndërsa protestuesit ndezën qirinj dhe marshuan në këmbë deri tek Prefektura e qarkut Shkodër duke vendosur qirinjtë në derën e Prefekturës.
Të rinjtë protestues e zhvilluan këtë protestë pas orës 22:00 duke thyer orën policore. Forcat e policisë pak metra me tutje kanë vëzhguar protestën, por nuk kanë ndërhyrë për të shoqëruar apo gjobitur protestuesit.
(BalkanWeb)
(Vizituar 30 here, 1 vizita sot)
