Tag: sociale

A e keni marrë patentë shoferin me meritë? Kush ka përparësi në këtë kryqëzim?
Aktualitet

A e keni marrë patentë shoferin me meritë? Kush ka përparësi në këtë kryqëzim?

A mendoni se jeni shofer i mirë? Në mediat sociale po qarkullon një ilustrim i një kryqëzimi që ka bërë konfuzë shumëkënd, ngase gjykuar nga përgjigjet, del se shumë shoferë nuk e meritojnë patentë shoferin që e posedojnë.       Siç mund ta shihni nga ilustrimi, në kryqëzimin pa semaforë ndodhet një kamion, makinë dhe autobus. Kamioni duhet të kthehet majtas, makina djathtas pasi autobusi shkon drejt. Si do të bëhet kjo? Hap f0t0n në vazhdim dhe je*p përgjigjen në k0ment.  
Kontrollori i Rinasit: Po na arrestojnë një nga një, sikur jemi në shtetin e Erdogan!
Albania

Kontrollori i Rinasit: Po na arrestojnë një nga një, sikur jemi në shtetin e Erdogan!

Andel Trebicka, një nga kontrollorët që janë në grevë për pagat në Rinas, tha se policia po i arreston një e nga një kolegët e tij. Gjatë një ndërhyrjeje me Skype në Rinas, Trebicka tha se ishte njoftuar nga kolegët e tij se po thirreshin një nga një në polici, ndërsa i bëri thirrje koleges së tij Flora Ndreca që ishte në Opinion, të bëhej gati sepse do të arrestohej.       Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar edhe njërin prej tyre.     Policia ka shoqëruar Muhni Mezini një nga kontrollorët e trafikut ajror, emri i të cilit u bë pub...
Varri i Krishtit në Jeruzalem/ Covid apo jo shërbesa mbahet, njerëzit ngjitur
Bota

Varri i Krishtit në Jeruzalem/ Covid apo jo shërbesa mbahet, njerëzit ngjitur

  Covid 19 nuk e ka ndaluar dot mbajtjen e ceremonisë tradicionale të Pashkëve në Varrin e Lindjes se Krishtit në Jeruzalem. Çdo vit, shërbesa mbahet përpara të dielës së Pashkëve duke kremtuar besimin tek ringjallja e Jezuit pas vdekjes në kryq. Këtë vit, ajo u drejtua nga patriarku latin, Pierbattista Pizzaballa, kleriku më i lartë i kishës katolike në rajon. “Drita e Krishtit, që rilind plot me lumturoi” – tha patriarku gjatë ritit të zjarrit të ri, të cili ia paraqiti njerëzve të mbledhur aty. Vetëm një vit  më parë dukej e pamundur ta shikoje turmën e besimtarëve duke e mbushur plot Bazilikën. I gjithë vendi, nisi gradualisht të kthehet në jetë, e kjo ndodhi edhe me Kishën e Tokës së Shenjtë, e cila është ngritur në vendin ku të krishterët besojnë se Krishti ...
Dea Mishel: Në Tiranë, vajzat marrin shtëpi për të ushtruar prostitucion…
Lajme

Dea Mishel: Në Tiranë, vajzat marrin shtëpi për të ushtruar prostitucion…

  Trotuar” është rubrika e diskutimeve , debateve , mendimeve të ndryshme dhe eksperiencave . Këtë të djelë tema pikante : ” A duhen legalizuar shtëpitë publike dhe prostitucioni ?” solli shumë zhurmë mes protagonistëve. Dea Mishel ndau një eksperiencë të sajën ku u shpreh se një zonjë e kishte pyetur nëse ushtronte prostitucion në zyrën e saj teksa kishte qënë e shoqëruar nga shoqet . “Mora një zyrë me qera për të ushtruar profesionin tim, arkitekte, dhe një ditë isha me shoqet e mia . Vendosëm të porosisnim pica , dhe njëra nga shoqet zbriti poshtë për ta marrë te djali që po e sillte. Të nesërmen një zonjë që jeton në atë pallat më pyeti hapur nëse unë ushtroja prostitucion .         Kjo pyetje vjen pasi kjo gjë ndodh shpesh në disa ...
Shkencëtarja: Ndotja globale po zvogëlon organin mashkullor, redukton fertilitetin
Bota

Shkencëtarja: Ndotja globale po zvogëlon organin mashkullor, redukton fertilitetin

  Një shkencëtare e njohur ka deklaruar se ndotja globale po bën që bebet të lindin me penisë më të vegjël, madje thotë se ka një lidhje mes kimikateve industriale dhe efektivitetit aktiv të spermës. Epidemiologia e njohur mjedisore dhe riproduktive Dr Shanna Swan ka publikuar së fundmi një libër ku bën lidhjen mes kimikateve të produktet e jetës së përditshme, dhe zvogëlimin e masës së përgjithshme të penisit apo çrregullimet erektile te meshkujt. Dr Swan thotë se zvogëlimi i penisit dhe i efektivitetit të spermës në vendet perëndimore ka lidhje me kimikatet ptalate që përdoren në produktet plastike, të cilat ndikojnë në prodhimin e hormonit endokrine. Sipas saj dhe kolegëve, këto çrregullime mund të kalojnë në qumështin e gjirit ose të prekin bebet kur janë ende ...
Pamjet nga prapaskena/ Mevlani ulet në tokë: Kam 3 ditë që nuk jam në vete, është bërë merak familja
ShowBizz

Pamjet nga prapaskena/ Mevlani ulet në tokë: Kam 3 ditë që nuk jam në vete, është bërë merak familja

  Në puntatën e sotme të Për’puthen ka pasur përplasje të forta mes Mevlanit dhe Antonelës, e cila zgjodhi të tërhiqej prej tij. Ndërkohë, u bënë publike edhe pamjet nga prapaskena ku Mevlani ndodhet para dy vajzave, i ulur në tokë dhe thotë se nuk ndihet aspak mirë që prej puntatës së fundit të Për’puthen Prime. Mevlani: Kam 3 ditë që nuk jam në vete, pas Prime jam i humbur komplet. Edhe shtëpia është bërë merak, cfarë ke.       Më pas në studio, Antonela rrëfeu se cila ishte biseda me Mevlanin që e bëri të tërhiqej. Mevlani: Patëm një keqkuptim, Antonela është impulsive dhe preket shpejt. Në debat e sipër, e kuptova. Antonela: Aty kam dashur direkt të tërhiqem. Nuk të kam folur prej në atë moment. Më tha diçka, plus kam parë dhe postimet në ...
Shkoni në bankë dhe merrni para, cfarë fshihet pas mesazhit që morën qytetarët e Tiranës?!
Aktualitet

Shkoni në bankë dhe merrni para, cfarë fshihet pas mesazhit që morën qytetarët e Tiranës?!

  Një mesazh u është dërguar qytetarëve në Tiranë duke i lajmëruar se duhet të shkojnë në bankë të tërheqin para nëse kanë një fëmijë nën 10 vjeç.       Njoftimi ka shkaktuar konfuzion por edhe kaos e grumbullime në kohën e pandemisë. Denoncimi është bërë publik ditën e sotme nga Olti Curri në faqen e tij zyrtare. Denoncimi i Currit: Pershendetje nga banka e Linda Rames (njohur per pastrimin e parave te mafjes) , sot prinderit e femijeve nen 10 vjec i jane turur degeve te ABI Bank pasi kush eshte gjendur sot ne zyrat e gjendjeve civile u eshte dhene nga punonjesit lajmi i meposhtem. Gjithashtu, i njejti mesazh ka qarkulluar edhe ne ëhatsapp: "Të gjithë ata persona qe Kane femije deri në 10 vjec, kane mundesi të terheqin nje dhurat nga qeveria për Ditë...