
Një mesazh u është dërguar qytetarëve në Tiranë duke i lajmëruar se duhet të shkojnë në bankë të tërheqin para nëse kanë një fëmijë nën 10 vjeç.
Njoftimi ka shkaktuar konfuzion por edhe kaos e grumbullime në kohën e pandemisë. Denoncimi është bërë publik ditën e sotme nga Olti Curri në faqen e tij zyrtare.
Denoncimi i Currit:
Pershendetje nga banka e Linda Rames (njohur per pastrimin e parave te mafjes) , sot prinderit e femijeve nen 10 vjec i jane turur degeve te ABI Bank pasi kush eshte gjendur sot ne zyrat e gjendjeve civile u eshte dhene nga punonjesit lajmi i meposhtem. Gjithashtu, i njejti mesazh ka qarkulluar edhe ne ëhatsapp:

“Të gjithë ata persona qe Kane femije deri në 10 vjec, kane mundesi të terheqin nje dhurat nga qeveria për Ditë Vere ne ABI BANK me shumen 5000 leke te reja. Duke paraqitur nje certifikat personale te femijes dhe nje familjare, por me vule të njome jo nga e-albania. Kjo eshte e vlefshme deri me 14 Mars, dmth çdo kush mund të shkoj qe sot për t’a terhequr!

Përfitoj këta që kan pashaportizumin këtu dhe vetëm bashkia Tiranë.”
Nderkohe qe ne deget e ABI Bank sqarojne se behet fjale vetem per ata qe nuk kane marre ende 5000lek te porsalindurit duke filluar nga viti 2011. Imagjinoni sa certifikata me vule te njome (me lek dmth se me vule elektronike eshte falas) jane marre sot nga gjendjet civile te Tiranes. Asnje nuk po flet per kete sot, nderkohe qe ne deget e Bankes po behet nami.
