Tag: sociale

E rrëmbeu babai i saj, zbulohet trupi i 6 vjeçares në thellësi 1000m në det, e kishte mbyllur brenda në çantë
Bota

E rrëmbeu babai i saj, zbulohet trupi i 6 vjeçares në thellësi 1000m në det, e kishte mbyllur brenda në çantë

Në një raport të policisë spanjolle thuhej dje se ka gjetur në det trupin e pajetë të një vajze gjashtë-vjeçare, e cila bashkë me motrën e saj u rrëmbyen prej nënës së tyre nga i ati një muaj e gjysmë më parë.       Autoritetet thanë se dhe motra 1 vjeçare e viktimës dhe babai pengmarrës, supozohen të vdekur. Nëna e tyre e shokuar tha se do të donte të kishte vdekur me to. Trupi i bijës 6-vjeçare të Beatriz Zimmerman, Olivia Gimeno u gjet nga një robot nënujor në më shumë se 1000 metra thellësi në një çantë në Tenerife, më i madhi i ishujve Canary në Spanjë shkruan britanikja Sun .       Vajza tjetër 1 vjeçarja Anna Gimeno, e babai i tyre mbeten të humbur, të supozuar të vdekur. Një mjet kërkimi ujor kishte gjetur një çantë të dytë në thellësi, p...
Maturantët e Fierit në protestë, tentojnë të hyjnë në ambientet e Drejtorisë Arsimore
Albania

Maturantët e Fierit në protestë, tentojnë të hyjnë në ambientet e Drejtorisë Arsimore

Maturantët e shkollave publike dhe jopublike në Fier dolën për herë të dytë në protestë për rishikimin e kuotave të vlerësimit për provimin e Matematikës. Ata janë grumbulluar sërish përpara Drejtorisë Arsimore në Fier në pritje të një përgjigje. Nëse ministria nuk del në një deklaratë bindëse, jo në rrjetet sociale, do të vazhdojnë protestat madje do të bojkotojnë provimin me zgjedhje që do të zhvillohet ditën e nesërme.       Maturantet tentojnë të futen brenda drejtorisë arsimore. Kërkojnë një përgjigje nga drejtoresha e zyrës arsimore.
Për herë të parë, hidhet në treg kartëmonedha 10.000 lekëshe
Albania

Për herë të parë, hidhet në treg kartëmonedha 10.000 lekëshe

Për herë të parë në Shqipëri ka nisur hedhja në treg e kartëmonedhës 10.000 lekëshe e cila do të mbajë portretin e Asdrenit, rilindësit që shkroi tekstin e Himnit të Shqipërisë.     “Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”,-njofton Banka e Shqipërisë.         Me 15 Qershor këto prerje do të nisin qarkullimin. Në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të prezantohet kartëmonedha prej 1000 lekë dhe risia, kartëmonedha 10.000 lekë. Ndërkohë, gjatë vitit 2021 pritet që të hidhet në qarkullim edhe kartëmonedha e re 2000 lekë, pasi kartëmonedhat me vlerë 200 dhe 5000 lekë u hodhën...
Taxh Mahali”, Mrekullia E Ndërtuar Nga Arkitekti Shqiptar
Te Fundit

Taxh Mahali”, Mrekullia E Ndërtuar Nga Arkitekti Shqiptar

Në Indi një nga mrekullitë arkitekturore të botës, projektuar e ndërtuar nga shqiptari prej Oparit të Korçës, arkitekti kryemjeshtër Mehmet Isaja. Nga fundi i viteve 80, albanologu i shquar Ramadan Sokoli zbuloi me burime arkivore arkitektin shqiptar që projektoi e ndërtoi një nga mrekullitë e dashurisë dhe besnikërisë bashkëshortore, “Taxh Mahalin.         Usta Mehmet Isaja Gjurmët e krijimtarisë së mjeshtërve shqiptarë janë hetuar deri në Indinë Veriore, ku gjatë gjysmës së parë të shekullit XVII udhëhoqi punimet për njërën nga kryeveprat e arkitekturës: konkretisht “Taxh Mahalin” e Agras në bregun e lumit Jumna. Atje ishte themeluar në shekullin XV dinastia e mogulëve nga pasardhësit e Tamerlanit dhe të Xhengiz Khanit. Kjo dinasti me gjithë luftërat dhe kryen...
Papunësia vijon të rritet/ Një e katërta e të rinjve shqiptare është e papunë
Albania

Papunësia vijon të rritet/ Një e katërta e të rinjve shqiptare është e papunë

Tregu i punës nuk po arrin të rekuperohet në vend. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e parë të vitit shkalla zyrtare e papunësisë u rrit në 11.9%, duke arritur në të njëjtat nivele me tremujorin e dytë të vitit që lamë pas, kur ekonomia ishte tërësisht në karantinë. Kjo bëri që në atë periudhë shumë biznese të mbyllen e rrjedhimisht të mbeten pa punë shumë individë, për t’u rikuperuar më muajt pasardhës. Papunësia më e lartë është shënuar te të rinjtë duke arritur në 23.3%, në rritje të ndjeshme prej 3.3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo normë e lartë e të papunëve midis të rinjve që ka ndikuar edhe në përkeqësimin e treguesve për këtë periudhë rezulton edhe më e lartë se në tremujorin e dytë të vitit 202...
Nxenesit e klases se 5,te te shkolles se bashkuar Borsh kane realizuar videoklipin me teme LERE ENDRREN TE BEHET E VERTET
Albania

Nxenesit e klases se 5,te te shkolles se bashkuar Borsh kane realizuar videoklipin me teme LERE ENDRREN TE BEHET E VERTET

  Ne qytetine sarandes nxenesit e klases se 5,te te shkolles se bashkuar Borsh kane realizuar videoklipin me teme LERE ENDRREN TE BEHET E VERTET ky videoklip eshte realizuar nga kameramani Sokol jonuzi   si pasionant dhe i perkushtuar per kete video me nxenesit e kesaj shkolle vjene edhe me rastin e perfundimit te shkolles per kete vit. Per kete videoklip nxenesit te entuziazmur u shprehen se ne si nxenes eshte hera e pare qe gezojme nje videoklip si kjo nuk e kishim para ndonjehere qe te realizonim nje te tille por me ndihmen e sokolit berem gjene e duhur per endrren tone edhe si femije qe jemi kemi pasionin dhe deshirat per tu aktivizuar ne drejtimet pamore per videoklipet qe realizon sokoli qe dum ta pergezojme ne kete drejtim. I urojme Sokolit suksese te metejshme! Nga n...
Tragjedi në Indi/ Tmerrohen banorët, i shemben banesat para syve. Vdesin 11 persona, mes tyre 8 fëmijë (Pamjet)
Bota

Tragjedi në Indi/ Tmerrohen banorët, i shemben banesat para syve. Vdesin 11 persona, mes tyre 8 fëmijë (Pamjet)

Të paktën 11 persona, përfshirë tetë fëmijë, kanë mbetur të vdekur pasi u shemb një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor indian të Mumbait. Shkak për këtë tragjedi mendohet të jenë reshjet e mëdha të shira që kanë rënë në qytet. Vijojnë ende kërkimet për të shpëtuar persona që kanë mbetur të bllokuar në mbeturinat në zonën e Malad, thonë zyrtarët. Shembjet e ndërtesave nuk janë të rralla në Indi, veçanërisht gjatë sezonit të musoneve.       Zyrtarët thanë se ata kanë evakuuar ndërtesa të tjera të shkatërruara në zonë pasi reshjet e mëdha të shiut ka të ngjarë të vazhdojnë në ditët në vijim. Qyteti është vënë në gatishmëri të lartë sepse shirat po shkaktojnë përmbytje në disa zona. Dëshmitarët okularë thanë se ndërtesa dykatëshe u shemb mbi struktur...
Pamje të rënda/ Nëna dënon të bijën 3-vjeçare, e tund nga ballkoni i katit të gjashtë, vogëlushja bie dhe ndërron jetë në vend (VIDEO)
Bota

Pamje të rënda/ Nëna dënon të bijën 3-vjeçare, e tund nga ballkoni i katit të gjashtë, vogëlushja bie dhe ndërron jetë në vend (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi. Një nënë e re, akuzohet për vrasjen e të bijës së saj 3-vjeçare, pasi e kishte tundur nga ballkoni i katit të gjashtë, si dënim për të qarat e saj.       Vogëlushja e quajtur Anastasia, dëgjohet në disa prej videove duke thënë: Mami, të lutem, kam frikë!” Kur papritur, aksidentalisht, vogëlushja bie nga rreth 20 metra lartësi dhe humb jetë në vend. Nëna 23-vjeçare Anna Ruzankina, shihet më pas në kamerat e sigurisë duke shkuar për të marrë të bijën e vdekur, duke e mbajtur në ashensor për ta kthyer në apartamentin e familjes në katin e gjashtë në Saratov, shkruan rrjeti vendas Life Neës.       Ajo më pas e tund fëmijën e pajetë duke u përpjekur ta ringjallë. Nëna është arrestuar nga policia dhe nëse shpal...