E rrëmbeu babai i saj, zbulohet trupi i 6 vjeçares në thellësi 1000m në det, e kishte mbyllur brenda në çantë

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Në një raport të policisë spanjolle thuhej dje se ka gjetur në det trupin e pajetë të një vajze gjashtë-vjeçare, e cila bashkë me motrën e saj u rrëmbyen prej nënës së tyre nga i ati një muaj e gjysmë më parë.

 

 

Lexo dhe...  Disa të pavërteta rreth mbretit Zog

 

Autoritetet thanë se dhe motra 1 vjeçare e viktimës dhe babai pengmarrës, supozohen të vdekur.

Nëna e tyre e shokuar tha se do të donte të kishte vdekur me to.

Trupi i bijës 6-vjeçare të Beatriz Zimmerman, Olivia Gimeno u gjet nga një robot nënujor në më shumë se 1000 metra thellësi në një çantë në Tenerife, më i madhi i ishujve Canary në Spanjë shkruan britanikja Sun .

 

 

 

Vajza tjetër 1 vjeçarja Anna Gimeno, e babai i tyre mbeten të humbur, të supozuar të vdekur. Një mjet kërkimi ujor kishte gjetur një çantë të dytë në thellësi, por e zbrazur.

Nëna e shokuar e vajzave tha se babai i fëmijëve e kishte lënë atë qëllimisht në jetë që të vuante sa më shumë.

“Më dhemb shpirti që nuk arrita të shpëtoj jetën e tyre, do të kisha dashur të isha aty duke vdekur bashkë me to” shkruante nëna.

Forcat spanjolle të Guardia Civil thanë se po vazhdojnë kërkimet për Anna e Gimeno.

“Trupi u gjet nga një robot i anijes së kërkimit Angeles Alvarino. Ishte brenda një çante sportive, e lidhur me një peshë. Pranë saj kishte një tjetër çantë sportive të zbrazur. Anija po vazhdon kërkimet”, thanë zyrtarët

(Vizituar 388 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share