Tag: sociale

Vetëvrasja e çiftit britanik/ Ditë para vdekjes policia u kishte kontrolluar shtëpinë në hetimet për pornografi të miturish (fotot)
Albania

Vetëvrasja e çiftit britanik/ Ditë para vdekjes policia u kishte kontrolluar shtëpinë në hetimet për pornografi të miturish (fotot)

Një çift i martuar ushtarakësh në Britani që ndërruan jetë pas një pakti vetëvrasjeje, disa ditë para vdekjes u ishte kontrolluar shtëpia nga policia gjatë hetimeve për pornografi të miturish, zbulonin sot mediat vendase. Oficerët që kontrolluan shtëpinë e Peter McGuinness, 54 vjeç, dhe bashkëshortes Deborah, 49-vjeçe, kishin sekuestruar një seri aparatesh gjatë kontrollit të tyre më 29 korrik të vitit të kaluar. Më 2 gusht çifti kishin vdekur të helmuar nga monoksidi i karbonit në makinën e tyre, duke lënë shënime emocionale për vetëvrasjen, ku thuhej se “asnjëri nuk bën dot pa tjetrin”. Miqtë e familjarët e tyre ishin shtangur nga lajmi i vdekjes, që erdhi disa ditë pasi çifti kishin organizuar nje feste për miqte në shtëpinë e tyre. Zoti McGuinness raportonte se ...
Familja u shua në aksident/ Çfarë shkruante Anastasia në ditar vetëm pak ditë para udhëtimit tragjik: Jam e lumtur, dua të blej shumë gjëra
Albania

Familja u shua në aksident/ Çfarë shkruante Anastasia në ditar vetëm pak ditë para udhëtimit tragjik: Jam e lumtur, dua të blej shumë gjëra

Erdhën në Shqipëri për pushime, por anëtarët e një familjeje humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Fier-Vlorë. Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, ku ndodheshin tre të rinj. Ditën e sotme, në qytetin e Fierit është zhvilluar një protestë homazh për pasigurinë e jetës të secilit që del në rrugë. Familjarët kanë marrë ditarin e një prej vajzave, Anastasias, e cila rrëfente se sa e lumtur ishte që do të vinte në Shqipëri. Ajo filloi të shkruante që një muaj para se ishte e lumtur që do të bënte pushime në Shqipëri dhe do të takonte njerëzit e saj të dashur. Anastasia shkruan më 15 qershor: “Sapo filloi behari dhe për një muaj do vemi në Shqipëri. Jam shum...
I jepet lamtumira Musaen Zenelit/ Myftiu i Shkodrës: Po shpëton nga statuset në FB të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty
Albania

I jepet lamtumira Musaen Zenelit/ Myftiu i Shkodrës: Po shpëton nga statuset në FB të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty

Sot u zhvillua ceremonia mortore e 19-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili humbi jetën gjatë përplasjes me familjeve Gocaj e Ferracaku në Velipojë për ndarjen e disa shezlloneve. Krejt i pafajshëm, i riu u gjend fatkeqësisht në momentin e gabuar e në vendin e gabuar. Ai sapo kishte mbyllur ditën e parë të punës, por plumbat e sherrit mes dy familjeve  i morën jetën. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili mori pjesë në xhenazen e të riut jetim tha se se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë! “Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të at...
Gjenden eshtra fëmijësh/ Edhe dy kishave u vihet flaka në Kanada
Ckemi

Gjenden eshtra fëmijësh/ Edhe dy kishave u vihet flaka në Kanada

Dy kisha tjera katolike janë djegur në komunitetet indigjene në perëndim të Kanadasë. Ndërtesat u shkrumbuan brenda një ore nga njëra tjetra, ndërsa zyrtarët janë të bindur se këto zjarre duhen konsideruar të dyshimta. Të hënën e javës së kaluar, dy kisha tjera katolike në këtë provincë janë shkatërruar nga zjarret, teksa Kanadaja shënonte Ditën Kombëtare të Popullit Indigjen.“Hetimet për zjarret paraprake dhe këto dy të rejat janë duke vazhduar dhe ende nuk ka të arrestuar apo akuza”, tha shefi i policisë së zonës Jason Bayda. Lajmi erdhi pasi qindra varre të pashënuara janë zbuluar nëpër ish-shkolla rezidenciale në Kanada. Shkollat e financuara nga qeveria, udhëhiqeshin nga grupet fetare në shekujt 19 dhe 20-të, me qëllim asimilimit e të rinjve indigjenë, kujton REL. &...
Nga Genc Sejko  Shuhet një familje e tërë sepse një i ri i frustruar do t’i tregojë shoqërisë
Ckemi

Nga Genc Sejko Shuhet një familje e tërë sepse një i ri i frustruar do t’i tregojë shoqërisë

Nga Genc Sejko Shuhet një familje e tërë sepse një i ri i frustruar do t’i tregojë shoqërisë (që është edhe më e frustruar se ai) se sa i zoti është, duke bërë gara në rrugë me 200 km në orë.         Makina që nget është shumë e shtrenjtë për një 20 vjeçar, kështu që me shumë gjasa e ka blerë babai injorant. Ky i fundit është bërë milioner edhe pse nuk di shkrim e këndim dhe për rrjedhojë i kalon të birit të njëjta “vlera”. Polici në rrugë nuk ka prapanica të ndalojë të riun e frustruar. Kjo sepse ai e di shumë mirë që këto miliona që fiton injoranti, nuk vijnë dot pa pasur një lidhje politike.       Mund të vazhdoj edhe më gjatë me zinxhirin e maskarallëkut por ju e kuptoni shumë mirë se ku dua të dal. Tek ne mund të vdesësh duke pirë kaf...
Erald Dervishi djali qe zgjodhi te jetë manager Vip
ShowBizz

Erald Dervishi djali qe zgjodhi te jetë manager Vip

Erald Dervishi  ( lindur më 10  Korrik 1995)    në Tiranë  . Ka kryer shkollen e lartë për IT  dhe  është diplomuar me rezultate të larta .       Erald Dervishi njihet për aftësi te shkelqyera në menaxhim e rrjeteve sociale Njekohesisht eshte manager i shumë  VIP-ave ne Shqipëri dhe Kosovë . Pervec menaxhimit  gjithashtu verifikon faqet e Facebook dhe Instagram  duke ju bere te njohur dhe te vecante nga të tjerët Menaxhimi i rrjeteve sociale është procesi i krijimit, caktimit, analizimit dhe angazhimit me përmbajtje të postuar në platformat e mediave sociale, si Facebook, Instagram , etj etj     Menaxherët e rrjeteve sociale janë ekspertë në trajtimin e aktivitetit të mediave sociale, nga përgjigja ndaj komenteve të klientëve deri tek zhvillimi i str...
Kina habit me kompletimin e ndërtesës 10-katëshe në një ditë, video bëhet virale në rrjet (pamjet)
Bota

Kina habit me kompletimin e ndërtesës 10-katëshe në një ditë, video bëhet virale në rrjet (pamjet)

Kina ka ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe rezidenciale brenda 28 orëve dhe video e përshpejtuar e ndërtimit është bërë virale në rrjetet sociale. Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë. Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë. Kompania kineze ‘Broad Group’ njihet për ndërtimin e strukturave të tilla dhe e ka bërë ngritjen rekord edhe në të kaluarën.         Grupi njihet për ndërtimin e spitaleve, hoteleve e ndërtesave rezidenciale në stil të ngjashëm. “Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 min...