Kina habit me kompletimin e ndërtesës 10-katëshe në një ditë, video bëhet virale në rrjet (pamjet)

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Kina ka ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe rezidenciale brenda 28 orëve dhe video e përshpejtuar e ndërtimit është bërë virale në rrjetet sociale.

Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë. Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë.

Kompania kineze ‘Broad Group’ njihet për ndërtimin e strukturave të tilla dhe e ka bërë ngritjen rekord edhe në të kaluarën.

 

 

Lexo dhe...  ME VIDEO/ Lufta bërthamore! E shkatërruar dhe në errësirë, si do ishte bota nëse do ndodhte

 

 

Grupi njihet për ndërtimin e spitaleve, hoteleve e ndërtesave rezidenciale në stil të ngjashëm.

“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënesi i kompanisë.

Kina ka ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe rezidencaile brenda 28 orëve

(Vizituar 8 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share