U ndanë nga njëra-tjetra kur ishin 2 vjeç pasi prindërit u divorcuan/ Motrat bashkohen pas 25 vitesh (Fotot)
Historia e dy motrave të cilat u ndanë qëkur ishin njëra dy dhe tjetra një vjeç ka prekur zemrat e të gjithë amerikanëve.
Pavarësisht se të ndara, njërës prej motrave Brittany Bigleyt për asnjë moment nuk iu shua shpresa se Amanda mund të jetë diku jashtë.
“Kur isha dy vjeç dhe Amanda Stiles një, u ndamë nga nëna dhe babai dhe na vendosën në një jetimore. Por babai fitoi kujdestarinë për mua, e prindërit që e adoptuan Amandan shkuan larg nesh. Ishte një adoptim që e bëri t’ia ndryshojnë asaj emrin”,tha Bigley.
Por me kalimin e kohës Stiles u zhvendos në Kaliforni, kurse Bigley vazhdoi jetën në Utah.
E pas 25 viteve, që nga ndarja e tyre në vitin 1993, motrat filluan ta kërkojnë njëra-tjetrën, por pa ndonjë sukses.
Bigley që punon si menaxhere dhe tani...








