Grabitja në Lezhë/ Policia: 10-vjeçari vodhi gjithë lekët te furra dhe ia mbathi

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Një furre buke është grabitur në qytetin e Lezhës, por nga një 10 vjeçar.

Grabitësi i vogël ka arritur të marrë xhiron ditore, por që nuk dihet ende shifra e saktë e parave të marra.

10-vjeçari hyri si klient dhe në momentin që nuk ka parë njeri në banak, ka arritur të hyjë dhe të marrë lekët që gjendeshin te kasa.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.

 

 

 

Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Vizituar 115 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share