
Një vatër zjarri ka përfshirë këtë pasdite pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, në Bashkinë e Patosit.
Sipas Klan News, zjarrfikësja Fier dhe ajo e Patosit ndodhen në vendngjarje. Për shkak të temperaturave të larta, erës që fryn dhe terrenit të vështirë po vështirësohet fikja e flakëve.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet por rreth kësaj zone ka fermerë që kanë mbjellë bimë ulliri çka mund te shkaktoje jo vetëm dem ekonomik por edhe mjedisor.
(Vizituar 34 here, 1 vizita sot)
