Tag: kronike e zeze

Protesta për Egli Progën, e motra: Im vëlla u vra nga 4 barbarë, 3 u lanë të lirë, kanë 9 ditë që pinë rak-Çkemi News
Aktualitet

Protesta për Egli Progën, e motra: Im vëlla u vra nga 4 barbarë, 3 u lanë të lirë, kanë 9 ditë që pinë rak-Çkemi News

  Motra e Egli Progës, Jonida i cili u vra para disa ditësh në Pogradec, ka deklaruar nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e sotme për të ndjerin se ai u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ajo theksoi se 42-vjeçari u qëllua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”. “Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokur...
Askush s’kishte kuptuar asgjë nga “ferri” që po jetonte me të dashurin polic, 18-vjeçarja i jep fund jetës pas dhunës dhe presionit të partnerit-Çkemi News
Bota

Askush s’kishte kuptuar asgjë nga “ferri” që po jetonte me të dashurin polic, 18-vjeçarja i jep fund jetës pas dhunës dhe presionit të partnerit-Çkemi News

Ky është postimi i fundit i bërë në rrjetet sociale nga 18-vjeçarja Ioana Pavăl, pak para se t’i jepte fund jetës. Sipas mediave rumune, e reja prej disa kohësh ishte në lidhje me një polic, i cili sipas dëshmive të miqve të saj, e keqtrajtonte dhe e dhunonte. Pas zbulimit të ngjarjes, ky i fundit dyshohet se i ka shkaktuar vetëvrasjen të resë, e cila deri në atë moment nuk kishte treguar asgjë nga ferri në të cilin po jetonte. Motra e saj thotë se vetëm në telefonatën e fundit që pati me të, ajo i rrëfeu se nuk ishte mirë dhe se nuk kishte arsye për të jetuar. Ngjarja e rëndë ka tronditur Rumaninë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan atë drejt aktit të rëndë.
Ekskluzive/ “Hyra në lokal për një cigare, ky djali ma dha e më shau”, dëshmia e çuditshme e vrasësit të Progës: E thirra jashtë, sa ngrita dorën ta godisja, ai ra dhe…vdiq-Çkemi News
Te Fundit

Ekskluzive/ “Hyra në lokal për një cigare, ky djali ma dha e më shau”, dëshmia e çuditshme e vrasësit të Progës: E thirra jashtë, sa ngrita dorën ta godisja, ai ra dhe…vdiq-Çkemi News

Përballë dyshimeve të ngritura për gjobëvënie ndaj 42-vjecarit Egli Proga, autori i vrasjes Denis Meçe ka dhënë një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore. Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga Top Channel, pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij,  Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, por sipas tij ai e ka ofenduar pa shkak pasi ishte në gjendje të dehur. “Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthy...
Adoleshenti vret fqinjën në vaskë, deklarata shokuese: Doja të provoja se si është të therësh dikë-Çkemi News
Bota

Adoleshenti vret fqinjën në vaskë, deklarata shokuese: Doja të provoja se si është të therësh dikë-Çkemi News

Një adoleshent dyshohet se e ka vrarë me thikë fqinjën e tij 62-vjeçare në vaskën e saj dhe në polici deklaroi se e bëri këtë për të përjetuar se si ishte të therësh dikë. Djali 15-vjeçar u arrestua të hënën, nëntë ditë pasi Dana Magnuson u zbulua me disa plagë me thikë në një kasolle në oborrin e shtëpisë së saj në Hockley, Teksas. Hetuesit besojnë se Magnuson u sulmua për herë të parë në një vaskë të nxehtë pas shtëpisë së saj më 20 korrik. Dukej se kishte një luftë që pasoi nga vaska në shtëpi dhe më në fund në kasollen ku u gjet trupi i saj në mbrëmje, sipas autoriteteve. Adoleshenti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të moshës së tij, u tha hetuesve se donte të provonte se si ishte të godiste dikë. Avokati i ti...
Lajmi Fundit; E rëndë! Mbytet 20-vjeçari në Durrës, kishte dy ditë që…-Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit; E rëndë! Mbytet 20-vjeçari në Durrës, kishte dy ditë që…-Çkemi News

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku viktimë është një 20-vjeçar. Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, i riu me inciale A. R. Dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.  
Shyqo Kalemi, shenjestra e masakrës në Memaliaj, i plagosur rëndë mbeti vëllai/ Dyshohet hakmarrje ndaj të birit, djemve të tij i kanë bërë disa herë atentat (Foto)-Çkemi News
Albania

Shyqo Kalemi, shenjestra e masakrës në Memaliaj, i plagosur rëndë mbeti vëllai/ Dyshohet hakmarrje ndaj të birit, djemve të tij i kanë bërë disa herë atentat (Foto)-Çkemi News

Personi në foto është Shyqo Kalemi. Ai ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Memaliaj, ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë. Ndërsa i plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal. Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit. Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022. Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt. Vetë Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime ...
“E liruan atë? Fantastike”/ Përgjimet e bisedave për lirimin e “Zotit të Drogës” Elvis Demçe “fundosin” zëvëndës ministrin italian! Pas ngjarjes jep dorëheqjen-Çkemi News
Bota

“E liruan atë? Fantastike”/ Përgjimet e bisedave për lirimin e “Zotit të Drogës” Elvis Demçe “fundosin” zëvëndës ministrin italian! Pas ngjarjes jep dorëheqjen-Çkemi News

  “Por a e liruan atë? Fantastike, hajde”, kjo është një pjesë e bisedave që iu zbuluan zëvëndës ministrit italian, i cili ka folur për të ashtuquajturin “Zotin e Drogës”, shqiptarin Elvis Demçe. Përgjimet janë bërë në bisedat mes Fabrizio Piscitellit, i njohur si Diabolik, dhe Paolo Signorelli, zëdhënës i Ministrit të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, në Itali. Bisedat në lidhje me “Zotin e Drogës” e kanë detyruar zyrtarin italian që të japë dorëheqjen. Ky lajm është publikuar nga “La Republica”, e cila tregon detajet në lidhje me këtë situatë. Në shkrimin e saj “La Republica” shpjegon se bisedat janë kopjet ligjore të celularit të Piscitellit të bërë në kuadër të hetimit për vrasjen Diabolik, lideri ultras i Lacios, ekstremist i djathtë ...
Mallkimi i hotelit ku ndodhi vrasja e recepsionistit!-Çkemi News
Te Fundit

Mallkimi i hotelit ku ndodhi vrasja e recepsionistit!-Çkemi News

    Eraldo Nevruzi u vra nga bashkëpronari i hotelit ku punonte si recepsionist në Dhërmi dy net më parë. Hoteli ku ndodhi ngjara e rëndë ka një tjetër vrasje e cila ndodhi më 1 dhjetor të 2012-ës. Janë dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhialiu, që u vranë pasi kishin marrë 200 mijë euro borxh për ndërtimin e këtij hoteli por nuk e kishin shlyer në kohë. Ndërkohë vëllai që jeton Mirvjen Haxhialiu e përfundoi hotelin dhe ndërsa do hapej këtë sezon, informon dritare.net, dhëndri i tij Gerald Shehu vrau recepsionistin Eraldo Nevruzi dhe ia zhduku trupin, në bashkëpunim me dy punonjësit e hotelit. Iglend dhe Sokol Haxhialiu Si ndodhi vrasja e vëllezërve Haxhialiu në 2012-ën! Vrasja e vëllezërve Iglend dhe Sokol Haxhialiu, me origjinë nga Berati, por banu...