Protesta për Egli Progën, e motra: Im vëlla u vra nga 4 barbarë, 3 u lanë të lirë, kanë 9 ditë që pinë rak-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Motra e Egli Progës, Jonida i cili u vra para disa ditësh në Pogradec, ka deklaruar nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e sotme për të ndjerin se ai u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Lexo dhe...  I pushon zemra per 5 minuta mjeket detyrohen ti presin duart motra Pranvera mblidhte çaj me dhemb

Ajo theksoi se 42-vjeçari u qëllua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”.

“Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita.

Lexo dhe...  Sulmuesi tërheq këmbëzën gjatë shërbesës në SHBA, ‘Fryma e shenjtë’ shpëton pastorin-Çkemi News

I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime.

Horri që ka marrë përsipër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova?

Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë.

Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, u shpreh ajo.

👉 Free Ads in ckemi.net 🤙
(Vizituar 272 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share