Publikoi video intime të një vajzë të mitur, vihet në pranga 19-vjeçari
Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale video intime të një vajze të mitur.
Arrestimi i të riut është bërë pas denoncimit në polici nga nëna e 14-vjeçares.
Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Publikoi në rrjete sociale, video intime të një shtetaseje të mitur, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e auto...








