Mbylli dyert e autobusit dhe tentoi të përdhunonte një pasagjere, bie në pranga shoferi

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Policia në Ano Liosia të Greqisë vuri në pranga një shofer autobusi për tentativë përdhunimi ndaj një 53-vjeçareje pasditen e së shtunës së kaluar.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur në terminalin lokal të autobusëve ndërsa autobusi ndodhej me dyer të mbyllura. Shoferi i akuzuar iu afrua gruas që ishte pasagjere dhe filloi ta përkëdhelte trupin e saj dhe t’i bënte sugjerime seksuale.

Më pas ai tentoi t’i hiqte rrobat dhe ndaloi kur gruaja filloi të bërtiste dhe t’i kërkonte të dhënat e tij të identitetit. Pas sulmit, burri la gruan 53-vjeçare në një stacion autobusi dhe vazhdoi rrugën. Gruaja iu drejtua autoriteteve dhe pak më vonë policët e TA Phylis e pikasën shoferin teksa ishte duke ecur në rrugën e linjës dhe e prangosën.

Rrobat që kishte veshur gruaja janë konfiskuar, ndërsa të pandehurit i është marrë material biologjik. Të dhënat do i dërgohen GJED-së për analizë.

(Vizituar 530 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share