Publikoi video intime të një vajzë të mitur, vihet në pranga 19-vjeçari

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale video intime të  një vajze të mitur.

Arrestimi i të riut është bërë pas denoncimit në polici nga nëna e 14-vjeçares.

Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Lexo dhe...  Ukraina do të hetojë videot makabre të vrasjeve e abuzimeve të robërve rusë të luftës (fotot)

Lushnjë

Publikoi në rrjete sociale, video intime të një shtetaseje të mitur, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Lexo dhe...  Ngjarje tronditëse në Portugali, deputeti i së djathtës ekstreme abuzon seksualisht me 15-vjeçarin: Nuk e dija që…Çkemi News

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.

Lexo dhe...  Vendi i parë ortodoks që e lejon, Parlamenti i Greqisë miraton projektligjin për martesat e personave me të njëjtën gjini

Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(Vizituar 99 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share