Tag: Delvina

Policia e Sarandës arreston të riun nga Delvina, u kap me kokainë
Te Fundit

Policia e Sarandës arreston të riun nga Delvina, u kap me kokainë

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 26 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.       Arrestimi i tij u bë pasi sipas policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.   Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon Komunikata e Policisë.
Si drejtues i degës të Partisë Demokratike Delvinë në këto 8-vite opozitë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për demokratët e Delvinës,
Albania

Si drejtues i degës të Partisë Demokratike Delvinë në këto 8-vite opozitë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për demokratët e Delvinës,

Situata në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është një situatë e vështirë por, jo e pamundur për tu tejkaluar pa kërcënuar shtyllat e saj kryesore më të cilat ajo mbahet në këmbë. Këto shtylla ngrihen mbi themelet më të forta që janë krenarisht demokratët, idealistë dhe të fisëm.         Si drejtues i degës të Partisë Demokratike Delvinë në këto 8-vite opozitë, shpreh mirënjohjen më të sinqertë për demokratët e Delvinës, të cilët përtej mendimeve të ndryshme që ndajnë, nuk kanë lejuar në asnjë moment ta shohin njëri-tjetrin si armik brenda familjes së tyre politike.     Kjo fisnikëri, ky standard i moralshëm njerëzor, i cili mundësoi rezultatin më të mirë në këto 31-vite tranzicion, më bënë të ndihem krenar dhe plotë shpresë se një ditë ky ve...
Apeli i biznesit në Delvinë, detaje
News

Apeli i biznesit në Delvinë, detaje

Biznesi në Delvinë: I kërkojmë OSHE 5 dite drita .         Një familje në Delvinë që merret me prodhimin e bukës nëpërmjet Sarandaweb ankohet se OSHE i ka prerë energjinë elektrike pasi ish qiraxhiu i objektit ku ndodhet biznesi ka qënë debitor më parë. Borxhi i vjetër ,ka renduar mbi këtë familje që prej 5 muajsh e ka me qera furrën e bukes.       Debitor eshte nje person tjeter por OSHE vendosi të pres energjinë duke mos arritur të marr borxhin nga ish përdoruesi i këtij Objekti. Familja Mehmeti thot se pas këtij problemi do zhvendoset në një godinë tjetër dhe kërkon nga OSHE 5 ditë energji elektrike deri në trasferimin e biznesit në një godinë tjetër në qendër të Delvinës.
Hari Imeri, Kryetar i Partis Demokratike dega DelvinKy vend mund të behët, dhe do të bëhet me lejen e Zotit dhe pastaj me përkushtimin tonë.
Ckemi

Hari Imeri, Kryetar i Partis Demokratike dega DelvinKy vend mund të behët, dhe do të bëhet me lejen e Zotit dhe pastaj me përkushtimin tonë.

Nëse duam vërtëtë ta kurojmë plagën më të madhe të Kombit tonë, atë të emigracionit masivë të të rinjëve, atëherë votën duhet ta shohim si ilaçin e vetëm të mundshëm për kurimin e kësaj plage.       Vota është mjeti i vetëm demokratik, efikas dhe pa pasoja për të rrëzuar shkaktarët e një plage të madhe kombëtare. Nëse vazhdojmë me qëndrime të tipit "të vdes për bukë nuk votoj kundër partisë", atëherë kjo plagë do të thellohet. Në ç'do vend të zhvilluar të botës, qeverisjet kanë frikë nga forca e votuesve të vetë, në vendin tonë jo. Shqipëria tonë do të zhvillohet kur qeverisjet të fillojnë të kenë frikë nga votuesit.       Ky vend mund të behët, dhe do të bëhet me lejen e Zotit dhe pastaj me përkushtimin tonë....
Delvinë/ I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari
Albania

Delvinë/ I shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një i moshuar ka humbur jetën. ë Në spitalin e Sarandës njofton policia u paraqit për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer neë riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shembjes së murit. Por fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
MJEKU ILIR GAZELI PËSON INFRAKT DHE HUMB JETËN DUKE U SHËRBYER QYTETARËVE
Albania

MJEKU ILIR GAZELI PËSON INFRAKT DHE HUMB JETËN DUKE U SHËRBYER QYTETARËVE

Mjeku Ilir Gazeli ka humbur jetën pasi ka pësuar një infrakt kardiak.     Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në kohën kur mjeku ndodhej duke u shërbyer qytetarëve në zonën e Dhivrit. Mjeku Ilir Gazeli edhe pse kishte kishte mbushur 66 vjeç vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.