Tag: sociale

Pamje të rënda, nëna e dy fëmijëve vritet nga rrufeja në plazh
Çudira

Pamje të rënda, nëna e dy fëmijëve vritet nga rrufeja në plazh

Një grua, nënë e dy fëmijëve u vra kur u godit nga rrufeja në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi. Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë menjëherë sapo u godit mnga rrufeja.   Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm. Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare me pamjet që tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë. Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan. Një tjetër pushues bie në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike. Román ishte duke vizituar Boquilla Beach në Kolumbi me anëtarët e familjes. Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë dhe shpesh ndante postime me d...
VIDEO/ Avokat Ngjela bie “në kurth”, konfirmon puthjen me Bora Zemanin
Albania

VIDEO/ Avokat Ngjela bie “në kurth”, konfirmon puthjen me Bora Zemanin

Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e avokatit të njohur, Spartak Ngjela. Ai i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila i ka ofruar atij të ishte pjesë e një filmi realizuar nga Top Channel Films, ku supozohej se do të luante së bashku me moderatoren Bora Zemani. Ky kurth vjen pak ditë pasi Zoti Ngjela ka komentuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” në lidhje me këtë të fundit. Për Zemanin, ai u shpreh:   Bora Zemani është përjashtim. Ka unitet, bukuria duhet të ketë unitet. E bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukurinë e ka sjellë ajo. Bukuria është harmoni, ajo ka harmoni. Ka këmbët, fytyrën. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Një piktor e kupton që Bora ka harmoni në t...
Moj sharabajgë, ku je ktu ti”, publikohen pamjet e tmerrshme kur 3-vjeçarja thyen këmbën në kopësht
Albania

Moj sharabajgë, ku je ktu ti”, publikohen pamjet e tmerrshme kur 3-vjeçarja thyen këmbën në kopësht

Gjatë gjithë kësaj jave, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar një ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik. Një vajzë e vogël 3-vjeçare u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet në mënyrë të tillë që u çua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës. “Stop” ka sjellë sot një përmbledhje kronologjike të ngjarjes së rëndë që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat që për më tepër rezultoi i palicensuar. OPGJ nuk mori denoncimin në spital, mjekët nuk bënë gjithashtu denoncim, mjeku ligjor nuk shkoi të bënte ekspertizën e gjendjes së vajzës.   Dje reagoi Ministria e Arsimit duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të kopshtit të palicensuar. Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje. Edukatorja dhunue...
Tmerr, edukatorja rreh barbarisht të miturën në një kopësht privat në Tiranë, i thyen këmbën
Albania

Tmerr, edukatorja rreh barbarisht të miturën në një kopësht privat në Tiranë, i thyen këmbën

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” ka denoncuar një prind, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer. Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit. Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavol...
Fëmija 40-ditësh me telefon përpara, Lira Gjika: Situata është alarmante
Albania

Fëmija 40-ditësh me telefon përpara, Lira Gjika: Situata është alarmante

ËPërrallat janë shumë të rëndësishme për fëmijët, jo vetëm për mesazhet apo imagjinatën e tyre, por për t’u zhvilluar komunikimin. Në një bisedën për “Aldo Morning Show”, pediatrja Lira Gjika thotë se fëmija nuk duhet lënë vetëm dhe duke patur përballë tregimtarin e përallës, dëgjon, kupton dhe e percepton atë që i thuhet. Për Gjikën, situatat kur fëmijë të sapolindur mbeten nën shoqërinë e aparatit celular konsiderohen “alarmante”. Pediatrja shton se një tjetër element i rëndësishëm është përsëritja e përrallës pasi çdo herë fëmija, ashtu si i rrituri, mëson gjëra të reja nga i njëjti tregim.   Lira Gjika: Ajo që unë shoh sot që është alarmante. Ti e sheh fëmijën e vogël edhe 40-ditësh me telefon përpara që nëna ku di unë…nuk po them rri, por…   Aldo: 40-ditësh? ...
DISA HOXHALLARË JANË TMERRI I SHQIPTARISË
Albania

DISA HOXHALLARË JANË TMERRI I SHQIPTARISË

DISA HOXHALLARË JANË TMERRI I SHQIPTARISË - Mohojnë identitetin kombëtar - Fyejnë e përdhosin simbolet, zakonet dhe figurat tona markante kombëtare - Krijojnë ndasi e urrejtje vëllazërore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme - Luftojnë islamin tradicional dhe propagojnë një islam politik, për të dominuar sheriati e kalifati islamik në Arbëri, duke luftuar kështu laicitetin dhe sekularitetin e shtetit tonë - Prekin rëndë në traditat dhe kulturën shqiptare duke ligjëruar martesat incestuale me vajzat e axhës, të hallës e të tezes - Favorizojnë xhihadin-luftën fetare mbi luftërat dhe angazhimet tona kombëtare - Mohojnë shkollën (medhëhebin) tonë tradicionale hanefite, duke propaguar jo-medhëhebizmin, respektivisht vehabizmin (selefizmin) - Propagojnë neo-otomanizmin...
Vrasja që tronditi Greqinë 9 vite më parë/ Partnerja u gjet e masakruar në vaskë, zbulohet e vërteta, shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë
Bota

Vrasja që tronditi Greqinë 9 vite më parë/ Partnerja u gjet e masakruar në vaskë, zbulohet e vërteta, shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë

9 vjet më pas zbulohet e vërteta e vrasjes së bujshme në ishullin Kos të Greqisë, kur 54-vjeçari Jani Zoto u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh. Ngjarja kishte shkaktuar bujë e indinjim të opinionit publik pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë. Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht. Megjithëse asnjëherë nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Vetëm në...
Inside Story/ Presionet e faktorit grek për Censin në jug, skenarët e Athinës
Albania

Inside Story/ Presionet e faktorit grek për Censin në jug, skenarët e Athinës

  Vendi ynë, historikisht ka qenë shënjestër e Greqisë e cila ka shfrytëzuar jo vetëm diplomacinë, por edhe strategji të ndryshme si armë për të arritur të zgjerojë ndikimin në jug të Shqipërisë. Këtu, duhet të theksojmë presionet konstante me kartën e integrimit, sa herë shfaqet ndonjë çështje për të cilën shteti helen ka interesa.   “Greqia u përpoq të krijonte një nocion të ri vorioepiriot ku të përfshinte të gjithë ortodoksët e shtetit e shqiptar… Korçë, Pogradec, Tepelenë, Himarë, Përmet, Gjirokastër”, u shpreh historiani, Beqir Meta. “Numri që zënë pakicat është më pak se 5%”, deklaroi gjuhëtari, Rami Memushaj. Është një betejë qindravjeçare e cila herë-herë është sfumuar për shkak kushteve politike n...