Lajmi Fundit; Greqia në panik tërmeti, autoritetet alarm për qytetarët: Të mbyllen shkollat-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Shteti grek ndodhte në një situatë paniku, për shkak të tërmeteve

Autoritetet greke kanë njoftuar qytetarët se në ishullin Santorini, duhet të mbyllin shkollat, duke nisur që nga dita e hënë si dhe të shmangin grumbullimet e brendshme, shkak është bërë rritja sizmike gjatë ditëve të fundit.

Ditën e premte dhe të shtunë janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3, në zonën midis ishullit të Santorinit dhe Amorgos.

Sipas Ministrisë Civile, aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik, ndërsa kanë propozuar të merren masa paraprake dhe mbylljen e shkollave në datën 3 shkurt.

Sakaq, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundje tërmeti me magnitudë 2.8 dhe 4.5 ballë janë ndjerë ditën e sotme, pa shkaktuar dëme.

 

 

(Vizituar 576 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share