DISA HOXHALLARË JANË TMERRI I SHQIPTARISË

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

DISA HOXHALLARË JANË TMERRI I SHQIPTARISË

– Mohojnë identitetin kombëtar
– Fyejnë e përdhosin simbolet, zakonet dhe figurat tona markante kombëtare
– Krijojnë ndasi e urrejtje vëllazërore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Reagojnë familjarët nga Kavaja: Parashqevi Simaku ka 5 vite e humbur, u zhduk kur burri … -Çkemi News

– Luftojnë islamin tradicional dhe propagojnë një islam politik, për të dominuar sheriati e kalifati islamik në Arbëri, duke luftuar kështu laicitetin dhe sekularitetin e shtetit tonë
– Prekin rëndë në traditat dhe kulturën shqiptare duke ligjëruar martesat incestuale me vajzat e axhës, të hallës e të tezes
– Favorizojnë xhihadin-luftën fetare mbi luftërat dhe angazhimet tona kombëtare
– Mohojnë shkollën (medhëhebin) tonë tradicionale hanefite, duke propaguar jo-medhëhebizmin, respektivisht vehabizmin (selefizmin)

– Propagojnë neo-otomanizmin (turkofilizmin), duke shpallur çlirimtar sundimin pushtues 500 vjeçar të Perandorisë Osmane në Iliricum (në trojet shqiptare). Në këtë rrafsh kërkojnë me ngulm kthimin e sulltanatit otoman.
– Mëtojnë me çdo kusht t’i fusin hundët në çdo pore e segment të shoqërisë sonë: në politikë, në kulturë, në art, në arsim, në sport etj, duke synuar kështu shkërmoqjen dhe përdhosjen e vlerave tona kombëtare dhe evropiane…..
si dhe shumë e shumë non-sense e prapështi të tjera…

P.S. Nëse nuk i ndalet hovi kësaj fushate barbare antikombëtare është rrezik që shoqëria shqiptare të sirianizohet o afganistanizohet, siç veçmë mjerisht ka ndodhur me shumë të rinjë e të reja shqiptare.
Fatal është fakti që shumë xhami në trojet tona kanë rënë në kurthin e kësaj fushate, duke u menaxhuar e administruar nga hoxhallarë e imamë radikalë vehabitë.
Të gjitha këto anomali e shëmti i dëshmojnë ligjëratat e tyre në rrjetet sociale si: facebook, twiter, tik-tok, youtube etj.
Është e paarsyeshme dhe e pafalshme edhe indolenca dhe pasiviteti i administratave e bashkësive fetare në atdhe dhe jashtë në diasporë.

Hoxhë Zekerija Idrizi

(Vizituar 129 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share