Tag: rajoni

Dy të vdekur dhe një të zhdukur, çfarë la pas cikloni në Greqi
Aktualitet

Dy të vdekur dhe një të zhdukur, çfarë la pas cikloni në Greqi

  Një ciklon përfshiu tre ishujt Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos të Greqisë. Mediat e shtetit fqinj kanë publikuar fotot pas ciklonit, i cili shkaktoi dy viktima, njëri prej tyre një 63 vjeçar shqiptar, një të zhdukur dhe dëme të shumta materiale. Në fotot e publikuara shihen pemë të rrëzuara, varreza të dëmtuara, shtëpi të dëmtuara dhe rrugë të mbyllura.
Zbulohen ministritë që do t’i drejtojë BDI
Shqiperia Do Te Behet

Zbulohen ministritë që do t’i drejtojë BDI

Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoj Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti. Tashmë është zyrtare se kjo parti do të udhëheq me: Ministrinë e Punëve të Jashtme Ministrinë e Financave Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës Ministrinë i Ekonomisë Ministrinë e Ambientit Jetësor Kryeministrin në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje, që sipas tyre do të jetë me mandat katërvjecar.
Cakaj përshëndet marrëveshjen: Tre poste kyçe, dëshmi e forcimit të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Shqiperia Do Te Behet

Cakaj përshëndet marrëveshjen: Tre poste kyçe, dëshmi e forcimit të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, menjëherë pas përfundimit të negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në. Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook. Gjithashtu, Kryediplomati theksoi se përveç faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar. Sipas Cakaj, marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin ...
Ambasadori në Athinë trondit grekët: Ali Pasha u përpoq të krijojë shtetin e pavarur të Epirit
Te Fundit

Ambasadori në Athinë trondit grekët: Ali Pasha u përpoq të krijojë shtetin e pavarur të Epirit

Ambasadori gjerman në Greqi postoi në rrjetet e tij sociale një status dedikuar Ali Pashë Tepelenës, duke ngjallur reagime të shumta në vendin fqinj. Ambasadori Ernst Reichel shkroi se Ali Pasha ishte udhëheqësi i Janinës, i cili u vra pasi u përpoq të krijonte shtetin e pavarur të Epirit, duke iu kundërvënë Perandorisë Osmane. Por ky postim i tij nuk u prit mirë nga grekët, të cilët e kanë quajtur provokim. Madje ata shprehen se ambasadori gjerman duhet të japë dorëheqjen. Sipas reagimeve në Greqi, është e papranueshme që të bëhën postime të tilla në një kohë të tillë kur marrëdhëniet Turqi-Greqi janë shumë të tensionuara. Pas komenteve të shumta të qytetarëve grekë, ambasadori ka bërë edhe një postim tjetër, duke sqaruar se historia e Ali Pashës nuk ka lidhje me atë se çfarë po ndodh...
Zgjedhjet në Serbi, Cakaj thirrje shqiptarëve: Vetëdija kombëtare, mbi interesat partiake. Mbështesni listën e Luginës së Bashkuar
Te Fundit

Zgjedhjet në Serbi, Cakaj thirrje shqiptarëve: Vetëdija kombëtare, mbi interesat partiake. Mbështesni listën e Luginës së Bashkuar

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një reagimi në facebook, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj partive politike që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.   http://ckemi.net/?p=13006&lang=sq     Më tepër se kurdo herë tjetër, ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm.” – theksoi Cakaj në postim. Kjo, sipas Kryediplomatit Cakaj, përfshin edhe shmangien e çdo pengese, kërcënimi, apo fushate të pavërtetash nga partitë që kanë mendim ndryshe për këtë ndërmarrje, vetëm në të mirë të shqiptarëve. Cakaj shprehu bindjen, se pavarësisht se ekzistojnë shumë parti shqiptare, në Luginën e Preshevës duhet të ketë vetëm një faktor politik ...